Ndihma për Studimin
Vegim


Vegim

Një zbulesë e dukshme e ndonjë ngjarjeje, personi ose gjëje nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Shembuj të vegimeve të rëndësishme përfshijnë sa më poshtë: Vegimin e Ezekielit për ditët e fundit (Eze. 37–39), vegimin e Stefanit për Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Perëndisë (Vep. 7:55–56), zbulesën e Gjonit lidhur me ditët e fundit (Zbu. 4–21), vegimin e Lehit dhe të Nefit për pemën e jetës (1 Ne. 8, 10–14), vegimin e Alma të Riut për një engjëll të Zotit (Mosia 27), vegimin e vëllait të Jaredit për të gjithë banorët e tokës (Eth. 3:25), vegimin për lavditë (DeB 76), vegimet e dhëna Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t në tempullin e Kirtland-it (DeB 110), vegimin e Joseph F. Smith-it për shëlbimin e të vdekurve (DeB 138), vegimin e Moisiut për Perëndinë dhe krijimet e tij (Mois. 1), vegimin e Enokut për Perëndinë (Mois. 6–7), vegimin e parë të Joseph Smith-it (JS—H 1).