Ndihma për Studimin
Timote(ut), Letra Drejtuar


Timote(ut), Letra Drejtuar

Dy libra në Dhjatën e Re. Të dy ishin fillimisht letra që Pali ia shkroi Timoteut.

1

 Timoteut: Pali e shkroi letrën e parë pas burgosjes së tij të parë. Ai e kishte lënë Timoteun në Efes, duke pasur si qëllim të kthehej më pas (1 Tim. 3:14). Megjithatë, Pali ndjeu se mund të vonohej, kështu që i shkroi Timoteut ndoshta nga Maqedonia (1 Tim. 1:3), për t’i dhënë atij këshillë dhe kurajo për të përmbushur detyrën e tij.

Kapitulli 1 përmban përshëndetjen e Palit dhe udhëzimin e tij rreth spekullimeve të marra që po gjenin vend në Kishë. Kapitujt 2–3 japin udhëzime rreth adhurimit publik dhe rreth karakterit dhe sjelljes së shërbestarëve. Kapitujt 4–5 përmbajnë një përshkrim të braktisjes së ditëve të mëvonshme dhe këshillën për Timoteun sesi t’u shërbente atyre që po drejtonte. Kapitulli 6 është një këshillë për të provuar besnikërinë dhe për të shmangur pasuritë e botës.

2

 Timoteut: Pali e shkroi letrën e dytë gjatë burgosjes së tij të dytë, pak përpara martirizimit të tij. Ajo përmban fjalët e fundit të apostullit dhe tregon kurajon dhe besimin e mrekullueshëm me të cilat ai i bëri ballë vdekjes.

Kapitulli 1 përmban përshëndetjen dhe detyrën e Palit për Timoteun. Kapitujt 2–3 japin paralajmërime dhe udhëzime të ndryshme, me një sfidë për t’i bërë ballë rreziqeve që do të hasen. Kapitulli 4 është një mesazh për miqtë e Palit, që përmban këshillë sesi të trajtohen atë që e braktisin besimin.