Ndihma për Studimin
Jozef i Arimateas


Jozef i Arimateas

Jozefi i Arimateas ishte anëtar i sinedrit, një dishepull i Krishtit dhe një izraelit i pasur e besnik, i cili nuk mori pjesë në dënimin e Zotit tonë. Pas kryqëzimit, Jozefi bëri që trupi i Shpëtimtarit të mbështillej në një rrobë të linjtë, të pastër dhe e vendosi atë në varrin e tij në formë shpelle (Mt. 27:57–60; Mr. 15:43–46; Llu. 23:50–53; Gjo. 19:38–42).