Ndihma për Studimin
Mbretëri e Perëndisë ose Mbretëri e Qiellit


Mbretëri e Perëndisë ose Mbretëri e Qiellit

Mbretëria e Perëndisë në tokë është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (DeB 65). Qëllimi i Kishës është t’i përgatisë anëtarët e saj të jetojnë përgjithmonë në mbretërinë çelestiale ose në mbretërinë e qiellit. Megjithatë, shkrimet e shenjta nganjëherë e quajnë Kishën mbretërinë e qiellit, duke dashur të thonë se Kisha është mbretëria e qiellit në tokë.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është mbretëria e Perëndisë në tokë, por tani për tani kufizohet në një mbretëri predikuese. Gjatë Mijëvjeçarit, mbretëria e Perëndisë do të jetë si politike dhe predikuese.