Ndihma për Studimin
Ligj i Moisiut


Ligj i Moisiut

Perëndia, nëpërmjet Moisiut, i dha ligje shtëpisë së Izraelit për të zëvendësuar ligjin më të lartë të cilit ata dështuan t’i binden (Eks. 34; PJS, Eks. 34:1–2; PJS, LiP. 10:2). Ligji i Moisiut përbëhej nga shumë parime, rregulla, ceremoni, rituale dhe simbole për t’iu kujtuar njerëzve detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Ai përfshinte një ligj urdhërimesh dhe kryerjesh morale, etike, fetare dhe fizike—përfshirë flijimet (Lev. 1–7)—që kishin për qëllim t’u kujtonin atyre Perëndinë dhe detyrën e tyre kundrejt tij (Mosia 13:30). Besimi, pendimi, pagëzimi në ujë dhe heqja e mëkateve ishin pjesë e ligjit, sikurse ishin Dhjetë Urdhërimet dhe shumë urdhërime të tjera me vlerë të lartë etike dhe morale. Shumë prej ligjit ceremonial u përmbush me vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, gjë që i dha fund flijimit me anë të derdhjes së gjakut (Alma 34:13–14). Ligji u administrua nën Priftërinë Aarone dhe ishte një ungjill përgatitor për t’i sjellë përqafuesit e tij te Krishti.