Ndihma për Studimin
Pastër (i) dhe Papastër (i)


Pastër (i) dhe Papastër (i)

Në Dhjatën e Vjetër, Zoti u zbuloi Moisiut dhe izraelitëve të lashtë se vetëm disa lloje të caktuara ushqimesh konsideroheshin të pastra, ose me fjalë të tjera, të përshtatshme për t’u ngrënë. Dallimi që izraelitët bënë midis ushqimeve të pastra dhe të papastra, pati ndikim të madh në jetën e tyre fetare dhe shoqërore. Kafshë, zogj dhe peshq të caktuar shiheshin si të pastër dhe të pranueshëm për t’u ngrënë, ndërsa të tjerë si të papastër dhe ndaloheshin të haheshin (Lev. 11; LiP. 14:3–20). Disa njerëz të sëmurë konsideroheshin gjithashtu të papastër.

Në një kuptim shpirtëror, të jesh i pastër do të thotë të jesh i lirë nga mëkatet dhe dëshirat mëkatare. Në këtë kuptim, fjala përdoret për të përshkruar një person që është i virtytshëm dhe ka zemër të pastër (Psa. 24:4). Njerëzit e besëlidhjes së Perëndisë gjithmonë kanë patur udhëzime të veçanta për të qenë të pastër (3 Ne. 20:41; DeB 38:42; 133:5).