Mosia, Bir i Beniaminit
    Footnotes
    Theme

    Mosia, Bir i Beniaminit

    Një mbret nefit i drejtë dhe profet në Librin e Mormonit. Mosia ndoqi shembullin e drejtë të atit të tij (Mosia 6:4–7). Ai përktheu të njëzet e katër fletët e arta që përmbanin analin e jareditëve (Mosia 28:17).

    Libri i Mosias

    Një libër në Librin e Mormonit. Kapitujt 1–6 përmbajnë predikimin e fuqishëm të mbretit Beniamin për popullin e tij. Shpirti i Zotit i preku zemrat e tyre dhe njerëzit u kthyen në besim dhe nuk kishin më dëshirë për të bërë keq. Kapitujt 7–8 tregojnë për një grup nefitësh që kishin shkuar për të jetuar mes lamanitëve. Një grup kërkuesish u dërgua për t’i gjetur ata. Amoni, udhëheqës i grupit të kërkuesve, i gjeti ata dhe mësoi historinë e vuajtjeve të tyre nën shtypjen lamanite. Kapitujt 9–24 përshkruajnë atë shtypje dhe sesi udhëheqësit e tyre—Zenifi, Noeu dhe Limhi—jetuan nën shtypjen lamanite. Martirizimi i një profeti të quajtur Abinadi shënohet gjithashtu. Alma u kthye në besim në gjyqin e Abinadit. Kapitujt 25–28 tregojnë historitë e sesi biri i Almës dhe katër bijtë e mbretit Mosia u kthyen në besim. Në kapitullin 29 mbreti Mosia rekomandoi që një sistem gjykatësish të zëvendësonte mbretërit. Alma, biri i Almës, u zgjodh kryegjykatësi i parë.