Shpirt2
    Footnotes
    Theme

    Shpirt2

    Shkrimet e shenjta flasin për shpirtrat në tri mënyra: (1) qenie shpirtërore, si para lindjes ashtu dhe pas vdekjes (Alma 40:11–14; Abr. 3:23); (2) një shpirt dhe një trup të bashkuar në vdekshmëri (Abr. 5:7); dhe (3) një njeri i pavdekshëm, i ringjallur, shpirti dhe trupi i të cilit janë lidhur në mënyrë të pandashme (Alma 40:23; DeB 88:15–16).

    Vlera e shpirtrave

    Të gjithë njerëzit janë fëmijë shpirtërorë të Perëndisë. Ai kujdeset për secilin prej fëmijëve të tij dhe e konsideron secilin të rëndësishëm. Për shkak se janë fëmijët e tij, ata kanë mundësinë të bëhen si ai. Si rrjedhim, ata kanë vlerë të madhe.