Ndihma për Studimin
Elija


Elija

Një profet i Dhjatës së Vjetër i cili u rikthye në ditët e mëvonshme për t’i dhënë Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t çelësat e fuqisë vulosëse. Në kohën e tij, Elija shërbeu në mbretërinë veriore të Izraelit (1 Mbr. 17–22; 2 Mbr. 1–2). Ai kishte besim të madh në Zotin dhe shquhet për shumë mrekulli. Ai e ndaloi shiun për tre vjet e gjysmë. Ai ngriti së vdekuri një djalë dhe thirri të zbriste zjarr nga qielli (1 Mbr. 17–18). Judenjtë akoma presin që të rikthehet Elija, siç profetizoi Malakia se ai do të rikthehej (Mal. 4:5). Ai mbetet një mik i ftuar në festat e pashkëve judease, ku gjithmonë një derë e hapur dhe një vend bosh pret për të.

Profeti Joseph Smith tha se Elija mbajti fuqinë vulosëse të Priftërisë Melkizedeke dhe ishte profeti i fundit që e bëri këtë përpara kohës së Jezu Krishtit. Ai u shfaq në malin e Shpërfytyrimit me Moisiun dhe u dha çelësat e priftërisë Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit (Mt. 17:3). Ai u shfaq përsëri me Moisiun dhe të tjerët më 3 prill 1836, në tempullin e Kirtland-it në Ohio dhe i dha të njëjtat çelësa Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t (DeB 110:13–16). Gjithë kjo ishte në përgatitje për ardhjen e dytë të Zotit, siç thuhet në Malakia 4:5–6.

Fuqia e Elias është fuqia vulosëse e priftërisë me anë të së cilës gjërat që lidhen ose zgjidhen në tokë, lidhen dhe zgjidhen në qiell (DeB 128:8–18). Shërbëtorë të zgjedhur të Zotit në tokë sot e kanë këtë fuqi vulosëse dhe kryejnë ordinancat shpëtuese të ungjillit për të gjallët dhe për të vdekurit (DeB 128:8).