Rivendosje e Ungjillit
    Footnotes

    Rivendosje e Ungjillit

    Rivendosja nga Perëndia e të vërtetave dhe ordinancave të ungjillit të tij mes njerëzve në tokë. Ungjilli i Jezu Krishtit humbi nga toka nëpërmjet braktisjes që ndodhi pas shërbesës tokësore të apostujve të Krishtit. Ajo braktisje bëri të nevojshme rivendosjen e ungjillit. Nëpërmjet vegimeve, shërbesës së engjëjve dhe zbulesave të njerëzve në tokë, Perëndia rivendosi ungjillin. Rivendosja filloi me profetin Joseph Smith (JS—H 1:1–75; DeB 128:20–21) dhe ka vazhduar deri më sot nëpërmjet punës së profetëve të gjallë të Perëndisë.