Ndihma për Studimin
Shërbej


Shërbej

Të bësh punën e Zotit në tokë. Shërbëtorët e zgjedhur të Perëndisë duhet të thirren nga Perëndia me qëllim që të shërbejnë në punën e tij. Kur shërbestarët e vërtetë bëjnë vullnetin e Zotit, ata përfaqësojnë Zotin në detyrat e tyre zyrtare dhe veprojnë si përfaqësuesit e tij (DeB 64:29), kështu duke drejtuar punën e nevojshme për shpëtimin e njerëzimit. Zoti ka dhënë apostuj, profetë, ungjilltarë, priftërinj të lartë, të shtatëdhjetë, pleq, peshkopë, priftërinj, mësues, dhjakë, ndihmës dhe qeverisje për përsosjen e shenjtorëve, për punën e shërbesës (Ef. 4:11–16; 1 Kor. 12:12–28; DeB 20; 107).