Priftëri Aarone
    Footnotes
    Theme

    Priftëri Aarone

    Priftëria më e ulët (Heb. 7:11–12; DeB 107:13–14). Detyrat e saj janë peshkop, prift, mësues dhe dhjak (DeB 84:30; 107:10, 14–15, 87–88). Në lashtësi, nën ligjin e Moisiut, kishte priftërinj të lartë, priftërinj dhe levitë. Priftëria Aarone iu zbulua Moisiut, sepse izraelitët e lashtë ngritën krye kundër Perëndisë. Ata nuk pranuan të shenjtëroheshin dhe të merrnin Priftërinë Melkizedeke dhe ordinancat e saj (DeB 84:23–25). Priftëria Aarone merret me ordinancat e përkohshme dhe të jashtme të ligjit dhe të ungjillit (1 Kro. 23:27–32; DeB 84:26–27; 107:20). Mban çelësat e shërbesës së engjëjve, të ungjillit të pendimit dhe të pagëzimit (DeB 13). Priftëria Aarone u rivendos në tokë në këtë periudhë kohore më 15 maj 1829. Gjon Pagëzori ua dha atë Joseph Smith-it dhe Oliver Cowdery-t në brigjet e lumit Susquehanna, pranë Harmony-së, Pennsylvania (DeB 13; JS—H 1:68–73).