Ndihma për Studimin
Mallkoj, Mallkim


Mallkoj, Mallkim

Në shkrimet e shenjta, një mallkim është zbatimi i ligjit hyjnor, i cili lejon ose sjell gjykime dhe pasojat e tyre mbi një send, njeri ose popull, kryesisht për shkak të padrejtësisë së tyre. Mallkimet janë një shfaqje e dashurisë dhe drejtësisë hyjnore të Perëndisë. Ato mund të shpallen drejtpërdrejt nga Perëndia ose të shpallen nga shërbëtorët e tij të autorizuar. Nganjëherë, të tëra arsyet për mallkime njihen vetëm nga Perëndia. Përveç kësaj, një gjendje e mallkuar ushtrohet nga ata që me vullnetin e tyre nuk i binden Perëndisë dhe si rrjedhim e largojnë vetveten nga Shpirti i Zotit.

Zoti mund t’i largojë mallkimet për shkak të besimit të një individi ose populli te Jezu Krishti dhe tek ligjet dhe tek ordinancat e ungjillit (Alma 23:16–18; 3 Ne. 2:14–16; NeB 1:3).

Përdhosje

Të mallkosh është gjithashtu të përdorësh gjuhë që është përdhosëse, blasfemuese ose përçmuese.