Ndihma për Studimin
Jozef, Bashkëshort i Maries


Jozef, Bashkëshort i Maries

Bashkëshorti i Maries, nënës së Jezusit. Jozefi ishte një pasardhës i Davidit (Mt. 1:1–16; Llu. 3:23–38) dhe jetoi në Nazaret. Ai u fejua me Marien. Pikërisht përpara martesës së tyre, Maria pati një vizitë nga engjëlli Gabriel, i cili e njoftoi se Maria ishte zgjedhur për të qenë nëna e Shpëtimtarit (Llu. 1:26–35). Jozefi gjithashtu mori zbulesë të kësaj lindjeje hyjnore (Mt. 1:20–25).

Maria ishte prindi i vetëm tokësor i Jezusit, sepse Perëndia, Ati, ishte ati i Jezusit. Por judenjtë e konsideronin Jozefin si babanë e Jezusit, dhe Jezusi e trajtonte atë si të tillë (Llu. 2:48, 51). I paralajmëruar nga ëndrra qiellore, Jozefi shpëtoi jetën e foshnjës Jezus duke ikur në Egjipt (Mt. 2:13–14). Pasi vdiq Herodi, një engjëll e udhëzoi Jozefin ta kthente fëmijën Krisht në Izrael (Mt. 2:19–23).