Ndihma për Studimin
Ezekia


Ezekia

Një mbret i drejtë i kombit judeas në Dhjatën e Vjetër. Ai mbretëroi për njëzet e nëntë vjet, gjatë kohës që Isaia ishte profet në Jude (2 Mbr. 18–20; 2 Kro. 29–32; Isa. 36–39). Isaia e ndihmoi atë të reformonte si Kishën edhe shtetin. Ai ndaloi idhujtarinë dhe rivendosi shërbesat e tempullit. Jeta e Ezekias u zgjat edhe pesëmbëdhjetë vjet prej Zotit nëpërmjet lutjes dhe besimit (2 Mbr. 20:1–7). Pjesa e hershme e mbretërimit të tij ishte e begatë, por kryengritja e tij kundër mbretit të Asirisë (2 Mbr. 18:7) përfundoi në dy pushtime asiriane: i pari përshkruhet në Isaia 10:24–32; i dyti në 2 Mbr. 18:13–19:7. Në pushtimin e dytë, Jeruzalemi u shpëtua nga një engjëll i Zotit (2 Mbr. 19:35).