Ndihma për Studimin
Parëlindur (i)


Parëlindur (i)

Në kohën e patriarkëve të lashtë, i biri i parëlindur merrte parëbirninë (Zan. 43:33) dhe kështu trashëgonte udhëheqjen e familjes pas vdekjes së atit. I parëlinduri duhej të ishte i denjë ta merrte këtë përgjegjësi (1 Kro. 5:1–2) dhe mund ta humbte parëbirninë e tij nëpërmjet padrejtësisë.

Sipas ligjit të Moisiut, biri i parëlindur konsiderohej se i përkiste Perëndisë. I parëlinduri merrte një pjesë të dyfishtë të pronave të atit të tij (LiP. 21:17). Pas vdekjes së atit, ai ishte përgjegjës të përkujdesej për nënën dhe motrat e tij.

I parëlinduri mashkull i kafshëve gjithashtu i përkiste Perëndisë. Kafshë të pastra përdoreshin për flijime, ndërsa kafshë të papastra mund të shpëtoheshin ose shiteshin apo vriteshin (Eks. 13:2, 11–13; 34:19–20; Lev. 27:11–13, 26–27).

I parëlinduri simbolizonte Jezu Krishtin dhe shërbesën e tij tokësore, duke u kujtuar njerëzve se Mesia i madh do të vinte (Mois. 5:4–8; 6:63).

Jezusi ishte i parëlinduri i fëmijëve shpirtërorë të Atit tonë Qiellor, i Vetëmlinduri i Atit në mish dhe i pari që do të ngrihej së vdekuri në ringjallje (Kol. 1:13–18). Shenjtorët besnikë bëhen anëtarë të Kishës së të Parëlindurit në përjetësi (DeB 93:21–22).