Nauvoo, Illinois (SH.B.A.)
    Footnotes
    Theme

    Nauvoo, Illinois (SH.B.A.)

    Një qytet i ngritur nga shenjtorët e ditëve të mëvonshme në 1839 në shtetin e Illinois-it. Ndodhet në lumin Mississippi, rreth treqind kilometra larg nga St. Louis.

    Për shkak të përndjekjeve në shtetin e Missouri-t, shenjtorët u zhvendosën rreth treqind kilometra në verilindje, përmes lumit Mississippi dhe për në Illinois, ku ata gjetën kushte më të favorshme. Më në fund, shenjtorët blenë tokë pranë qytetit të pazhvilluar të Commerce-t. Kjo tokë ishte faktikisht një shkretëtirë kënetore me vetëm pak ndërtesa të thjeshta. Shenjtorët e thanë tokën dhe ndërtuan shtëpi. Joseph Smith-i e solli familjen e tij në një shtëpi të vogël druri. Emri i qytetit Commerce u ndryshua në Nauvoo, sipas fjalës hebraike për “i bukur”.

    Disa seksione të Doktrina e Besëlidhje u shënuan në Nauvoo (DeB 124–129, 132, 135). Shenjtorëve iu tha të ndërtonin një tempull në Nauvoo (DeB 124:26–27). Ata e ndërtuan tempullin dhe organizuan kunjat e Sionit përpara se të dëboheshin prej shtëpive të tyre në 1846. Si rezultat i kësaj përndjekjeje, shenjtorët e lanë zonën dhe shkuan drejt perëndimit.