Ndihma për Studimin
Ligj


Ligj

Urdhërimet ose rregullat e Perëndisë mbi të cilat të gjitha bekimet dhe ndëshkimet bazohen, si në qiell edhe në tokë. Ata që u binden ligjeve të Perëndisë marrin bekimet e premtuara. Profeti Joseph Smith na mësoi se njerëzit gjithashtu duhet t’u binden ligjeve të vendit dhe t’i nderojnë e mbështesin ato (NeB 1:12).

Ligji i Moisiut ishte një ligj përgatitor për t’i sjellë burrat dhe gratë te Krishti. Ai ishte një ligj i kufizimeve, porosive dhe ordinancave. Sot ligji i Krishtit, i cili plotësoi ligjin e Moisiut, është plotësia e ungjillit ose “ligji i përsosur i lirisë” (Jak. 1:25).