Ndihma për Studimin
Shlyej, Shlyerje


Shlyej, Shlyerje

Të pajtosh njeriun me Perëndinë.

Siç përdoret në shkrimet e shenjta, të shlyesh do të thotë të vuash dënimin për një vepër mëkati dhe në këtë mënyrë t’i heqësh pasojat e mëkatit prej mëkatarit të penduar dhe ta lejosh atë të pajtohet me Perëndinë. Jezu Krishti ishte i vetmi njeri i aftë për të bërë një shlyerje të përsosur për gjithë njerëzimin. Ai ishte në gjendje ta bënte këtë për shkak të zgjedhjes dhe parashugurimit të tij në Këshillin e Madh, përpara se të formohej bota (Eth. 3:14; Mois. 4:1–2; Abr. 3:27), qenies së tij Biri hyjnor dhe jetës së tij pa mëkate. Shlyerja e tij përfshiu vuajtjen e tij për mëkatet e njerëzimit në kopshtin e Gjetsemanit, derdhjen e gjakut të tij dhe vdekjen e tij e ringjalljen e mëpasshme nga varri (Isa. 53:3–12; Mosia 3:5–11; Alma 7:10–13). Për shkak të Shlyerjes, gjithë njerëzit do të ngrihen së vdekuri me trupa të pavdekshëm (1 Kor. 15:22). Shlyerja gjithashtu na jep mënyrën për ne për të na u falur mëkatet tona dhe për të jetuar përgjithmonë me Perëndinë. Por dikush që ka arritur moshën e përgjegjshmërisë dhe e ka pranuar ligjin, mund t’i marrë këto bekime vetëm nëse ai ka besim në Jezu Krishtin, pendohet për mëkatet e tij, merr ordinancat e shpëtimit dhe u bindet urdhërimeve të Perëndisë. Ata që nuk e arrijnë moshën e përgjegjshmërisë dhe ata pa ligjin, shëlbehen nëpërmjet Shlyerjes (Mosia 15:24–25; Moro. 8:22). Shkrimet e shenjta na mësojnë qartë se, nëse Krishti nuk do të shlyente për mëkatet tona, asnjë ligj, ordinancë ose flijim nuk do t’i kënaqte kërkesat e drejtësisë dhe njeriu kurrë nuk do ta rifitonte praninë e Perëndisë (2 Ne. 2; 9).