Ndihma për Studimin
Lehi, Atë i Nefit


Lehi, Atë i Nefit

Në Librin e Mormonit, një profet hebre i cili udhëhoqi familjen dhe pasuesit e tij nga Jeruzalemi për në një tokë të premtuar në hemisferën perëndimore rreth 600 para K. Lehi ishte profeti i parë mes popullit të tij në Librin e Mormonit.

Lehi u largua nga Jeruzalemi me familjen e tij me urdhrin e Zotit (1 Ne. 2:1–4). Ai ishte një pasardhës i Jozefit që u shit në Egjipt (1 Ne. 5:14). Zoti i dha atij një vegim të pemës së jetës (1 Ne. 8:2–35). Lehi dhe bijtë e tij ndërtuan një anije dhe lundruan drejt hemisferës perëndimore (1 Ne. 17–18). Ai dhe pasardhësit e tij u vendosën në një tokë të re (1 Ne. 18:23–25). Para se të vdiste, Lehi bekoi bijtë e tij dhe u mësoi atyre për Krishtin dhe daljen në dritë të Librit të Mormonit në ditët e mëvonshme (2 Ne. 1:1–4:12).

Libri i Lehit

Joseph Smith-i e filloi me librin e Lehit kur po përkthente Librin e Mormonit. Pati një shënim se Mormoni kishte përmbledhur nga fletët e Lehit. Pasi ai pati 116 faqe dorëshkrim që ishin përkthyer nga ky libër, Joseph-i ia dha dorëshkrimin Martin Harris-it, i cili kishte shërbyer për pak kohë si shkrues i Joseph-it në përkthimin e Librit të Mormonit. Faqet u humbën më pas. Joseph-i nuk e ripërktheu librin e Lehit për të zëvendësuar dorëshkrimin e humbur, por në vend të tij përktheu rrëfime të tjera të përafërta nga fletët e arta (shih parathëniet e DeB 3, 10). Këto rrëfime të tjera tani janë gjashtë librat e parë të Librit të Mormonit.