Ndihma për Studimin
Vdekje, Shpirtërore


Vdekje, Shpirtërore

Ndarje nga Perëndia dhe ndikimi i tij; të vdesësh për gjërat që çojnë drejt drejtësisë. Luciferi dhe një e treta e ushtrive të qiellit vuajtën vdekje shpirtërore kur u dëbuan nga qielli (DeB 29:36–37).

Vdekja shpirtërore iu paraqit botës me anë të rënies së Adamit (Mois. 6:48). Njerëzit e vdekshëm me mendime, fjalë dhe vepra të liga janë të vdekur shpirtërisht, ndërkohë që janë ende gjallë në tokë (1 Tim. 5:6). Nëpërmjet shlyerjes së Jezu Krishtit dhe bindjes ndaj parimeve dhe ordinancave të ungjillit, burrat dhe gratë mund të pastrohen nga mëkati dhe të mposhtin vdekjen shpirtërore.

Vdekja shpirtërore gjithashtu ndodh pas vdekjes së trupit të vdekshëm. Si qeniet e ringjallura, ashtu edhe djalli dhe engjëjt e tij do të gjykohen. Ata që me dëshirë janë ngritur kundër dritës dhe të vërtetës së ungjillit, do të vuajnë vdekje shpirtërore. Kjo vdekje shpesh quhet vdekja e dytë (Alma 12:16; Hel. 14:16–19; DeB 76:36–38).