Ndihma për Studimin
Apostull


Apostull

Në greqisht, apostull do të thotë “dikush i dërguar përpara”. Ishte titulli që Jezusi u dha të Dymbëdhjetëve, të cilët i zgjodhi dhe i shuguroi të ishin nxënësit dhe ndihmësit e tij më të afërt gjatë shërbesës së tij në tokë (Llu. 6:13; Gjo. 15:16). Ai i dërgoi ata përpara për ta përfaqësuar dhe për të kryer shërbesa në vend të tij mbas ngritjes së tij në qiell. Si në lashtësi, ashtu dhe në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve në Kishën e rivendosur sot, një apostull është një dëshmitar i veçantë i Jezu Krishtit në të gjithë botën, për të dëshmuar për hyjninë e tij dhe për ringjalljen e tij së vdekuri (Vep. 1:22; DeB 107:23).

Zgjedhja e Apostujve

Apostujt zgjidhen nga Zoti (Gjo. 6:70; 15:16).