Ndihma për Studimin
Armagedon


Armagedon

Emri Armagedon rrjedh nga hebraishtja Har Megidon që do të thotë “mali i Megidos”. Lugina e Megidos ndodhet në pjesën perëndimore të ultësirës së Esdraelonit, 80 kilometra në veri të Jeruzalemit, dhe është vendi i disa betejave vendimtare të zhvilluara në kohët e Dhjatës së Vjetër. Një konflikt i madh dhe përfundimtar që do të ndodhë fare pranë kohës së ardhjes së dytë të Zotit, do të quhet beteja e Armagedonit, sepse do të fillojë në të njëjtin vend. (Shih Eze. 39:11; Zak. 12–14, veçanërisht 12:11; Zbu. 16:14–21).