Shkollë e Profetëve
    Footnotes
    Theme

    Shkollë e Profetëve

    Në Kirtland, Ohio (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) gjatë dimrit të viteve 1832–33, Zoti e urdhëroi Joseph Smith-in të organizonte një shkollë me qëllimin e mësimit të vëllezërve në të gjitha gjërat që i përkisnin ungjillit dhe mbretërisë së Perëndisë. Nga kjo shkollë dolën shumë prej udhëheqësve të hershëm të Kishës. Një shkollë tjetër e profetëve ose e pleqve u drejtua nga Parley P. Pratt në kontenë Jackson, Missouri (DeB 97:1–6). Shkolla të ngjashme u mbajtën shumë shpejt pasi shenjtorët migruan drejt Perëndimit; megjithatë, këto u ndërprenë shpejt. Mësimi i ungjillit sot bëhet në shtëpi, në kuorumet e priftërisë, në organizata të ndryshme ndihmëse dhe nëpërmjet shkollave dhe seminareve e instituteve të Kishës.