Ndihma për Studimin
Engjëj


Engjëj

Ka dy lloje qeniesh në qiell që quhen engjëj: ata që janë shpirtra dhe ata që kanë trupa prej mishi e kockash. Engjëjt që janë shpirtra ende nuk kanë marrë një trup prej mishi dhe kockash, ose ata janë shpirtra që kanë pasur më parë një trup të vdekshëm dhe po presin ringjalljen. Engjëjt që kanë trupa prej mishi dhe kockash, ose janë ringjallur së vdekuri, ose janë ngritur në qiell pa provuar vdekje.

Ka shumë referenca në shkrimet e shenjta për punën e engjëjve. Nganjëherë engjëjt flasin me një zë bubullime, ndërkohë që dorëzojnë mesazhet e Perëndisë (Mosia 27:11–16). Njerëzit e vdekshëm, të drejtë, gjithashtu mund të quhen engjëj (PJS, Zan. 19:15). Disa engjëj shërbejnë rreth fronit të Perëndisë në qiell (Alma 36:22).

Shkrimet e shenjta flasin gjithashtu për engjëjt e djallit. Këta janë ata shpirtra që ndoqën Luciferin dhe që u zbuan nga prania e Perëndisë në jetën paratokësore dhe u flakën në tokë (Zbu. 12:1–9; 2 Ne. 9:9, 16; DeB 29:36–37).