Prift i Lartë
    Footnotes

    Prift i Lartë

    Një detyrë në priftëri. Shkrimet e shenjta flasin për “priftin e lartë” në dy kuptime: (1) një detyrë në Priftërinë Melkizedeke; dhe (2) sipas ligjit të Moisiut, udhëheqësi kryesues i Priftërisë Aarone.

    Kuptimi i parë zbatohet për Jezu Krishtin si Prifti i Lartë i madh. Adami dhe të gjithë patriarkët ishin gjithashtu priftërinj të lartë. Sot, tre priftërinj të lartë kryesues formojnë Presidencinë e Kishës dhe kryesojnë mbi të gjithë mbajtësit e tjerë të priftërisë dhe anëtarët e Kishës. Burra të tjerë të denjë shugurohen priftërinj të lartë, siç është e përshtatshme, në mbarë Kishën sot. Priftërinjtë e lartë mund të thirren, të veçohen dhe të shugurohen si peshkopë (DeB 68:19; 107:69–71).

    Në kuptimim e dytë, sipas ligjit të Moisiut, udhëheqësi kryesues i Priftërisë Aarone quhej prifti i lartë. Detyra ishte e trashëguar dhe erdhi prej të parëlindurit mes familjes së Aaronit, duke qenë Aaroni vetë prifti i parë i lartë në rendin e Priftërisë Aarone (Eks. 28; 29; Lev. 8; DeB 84:18).