Besëlidhje e Re dhe e Përjetshme
    Footnotes

    Besëlidhje e Re dhe e Përjetshme

    Plotësia e ungjillit të Jezu Krishtit (DeB 66:2). Është e re çdo herë që zbulohet sërish duke pasuar një periudhë braktisje. Është e përjetshme në kuptimin që ajo është besëlidhja e Perëndisë dhe është pëlqyer në çdo periudhë kohore të ungjillit, atje ku njerëzit kanë qenë të gatshëm ta pranojnë atë. Besëlidhja e re dhe e përjetshme iu zbulua përsëri njerëzve në tokë nga Jezu Krishti nëpërmjet profetit Joseph Smith. Ajo përmban ordinanca të shenjta të administruara nga autoriteti i priftërisë—të tilla si pagëzimi dhe martesa në tempull—që duhen për shpëtimin, pavdekësinë dhe jetën e përjetshme të njeriut. Kur njerëzit e pranojnë ungjillin dhe premtojnë t’i zbatojnë urdhërimet e Perëndisë, Perëndia premton t’u japë atyre bekimet e besëlidhjes së tij të re dhe të përjetshme.