Në mënyrë figurative, Jezu Krishti dhe ungjilli i tij janë një themel dhe mbështetje e fortë (DeB 11:24 ; 33:12–13 ). Shkëmbi gjithashtu mund t’i referohet zbulesës, me të cilën Perëndia ia bën të njohur ungjillin e tij njeriut (Mt. 16:15–18 ).
Ai është shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, LiP. 32:4 .
Zoti është shkëmbi im; në të unë do të besoj, 2 Sam. 22:2–3 .
Një gur u shkëput pa duar, Dan. 2:34–35 .
Ajo u themelua mbi shkëmb, Mt. 7:25 (3 Ne. 14:25 ).
Jezu Krishti është guri që u hodh poshtë, Vep. 4:10–11 .
Ai shkëmb ishte Krishti, 1 Kor. 10:1–4 (Eks. 17:6 ).
Ai që ndërtohet mbi shkëmb e pranon të vërtetën, 2 Ne. 28:28 .
Judenjtë do të mohojnë shkëmbin [Krishtin] mbi të cilin mund të ndërtojnë, Jakobi 4:15–17 .
Është mbi shkëmbin e Shëlbuesit tonë që ju duhet të ndërtoni themelin tuaj, Hel. 5:12 .
Kushdo që ndërton mbi doktrinat e Krishtit, ndërton mbi shkëmbin tim dhe nuk do të bjerë kur të vijnë përmbytjet, 3 Ne. 11:39–40 (Mt. 7:24–27 ; 3 Ne. 18:12–13 ).
Një njeri i urtë e ndërton shtëpinë e tij mbi një shkëmb, 3 Ne. 14:24 .
Nëse ju ndërtoheni mbi shkëmbin tim, toka dhe ferri s’mund të triumfojnë, DeB 6:34 .
Ai që ndërton mbi këtë shkëmb nuk do të bjerë kurrë, DeB 50:44 .