Sion
    Footnotes

    Sion

    Të pastrit në zemër (DeB 97:21). Sioni gjithashtu do të thotë një vend ku të pastrit në zemër jetojnë. Qyteti i ndërtuar nga Enoku dhe populli i tij që u mor si përfundim në qiell për shkak të drejtësisë, u quajt Sion (DeB 38:4; Mois. 7:18–21, 69). Në ditët e mëvonshme një qytet i quajtur Sion do të ndërtohet pranë kontesë Jackson, Missouri (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), në të cilin do të mblidhen fiset e Izraelit (DeB 103:11–22; 133:18). Shenjtorët këshillohen ta ndërtojnë Sionin kudo ku jetojnë në botë.