Ndihma për Studimin
Dhjatë e Vjetër


Dhjatë e Vjetër

Shkrime të profetëve të lashtë të cilët vepruan nën ndikimin e Shpirtit të Shenjtë dhe që për shumë shekuj dëshmuan për Krishtin dhe shërbesën e tij të ardhshme. Ajo gjithashtu përmban një anal të historisë së Abrahamit dhe pasardhësve të tij, duke filluar me Abrahamin dhe me besëlidhjen, ose testamentin, që Zoti bëri me Abrahamin dhe pasardhësit e tij.

Pesë librat e parë të Dhjatës së Vjetër u shkruan nga Moisiu. Ato janë Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë. Zanafilla i referohet origjinës së tokës, njerëzimit, gjuhëve, racave dhe fillimit të shtëpisë së Izraelit.

Librat historikë tregojnë për ngjarje të Izraelit. Këta libra janë Jozueu, Gjyqtarët, Ruthi, 1 dhe 2 Samuelit, 1 dhe 2 Mbretërve, 1 dhe 2 Kronikave, Esdra, Nehemia dhe Esteri.

Librat poetikë shënojnë diçka nga urtësia dhe letërsia e profetëve. Ata janë Jobi, Psalmet, Fjalët e Urta, Predikuesit, Kantiku i Kantikëve dhe Vajtimet.

Profetët e paralajmëruan Izraelin për mëkatet e tij dhe dëshmuan për bekimet që vijnë nga bindja. Ata profetizuan për ardhjen e Krishtit, i cili do të shlyente për mëkatet e atyre që pendohen, marrin ordinancat dhe jetojnë ungjillin. Librat e profetëve janë Isaia, Jeremia, Ezekieli, Danieli, Osea, Joeli, Amosi, Abdia, Jona, Mikea, Nahumi, Habakuku, Sofonia, Hagai, Zakaria dhe Malakia.

Shumica e librave të Dhjatës së Vjetër u shkruan në hebraisht. Pak shkrime përmbajnë gjuhën aramaike, një gjuhë e lidhur me hebraishten.