I lirë nga mëkati ose faji; i pafaj. Një njeri bëhet i pastër kur mendimet dhe veprimet e tij janë të pastra në çdo drejtim. Një njeri që ka bërë mëkat mund të bëhet i pastër nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin, pendimit dhe marrjes së ordinancave të ungjillit.
Ai që ka duar të pastra dhe zemër të kulluar do të marrë bekimet e Zotit, Psa. 24:3–5 .
Pastrohuni, ju që mbani vazot e Zotit, Isa. 52:11 (DeB 133:4–5 ).
Lum ata që janë të pastër në zemër, Mt. 5:8 (3 Ne. 12:8 ).
Të gjitha gjërat që janë të pastra, këto i mendoni, Fil. 4:8 (NeB 1:13 ).
Të gjithë ju që jeni të kulluar në zemër, ngrini lart kokat tuaja dhe merrni fjalën e këndshme të Perëndisë, Jakobi 3:2–3 .
A mund ta shikoni drejt Perëndinë në atë ditë me një zemër të kulluar dhe me duar të pastra? Alma 5:19 .
U bënë të kulluar e të panjollë para Perëndisë, nuk mund ta shihnin mëkatin përveçse me urrejtje të madhe, Alma 13:12 .
Pastrohuni madje siç është i pastër Krishti, Moro. 7:48 (Morm. 9:6 ).
Krishti do të ruajë për vete një popull të pastër, DeB 43:14 .
Zoti urdhëroi që një shtëpi të ndërtohej në Sion në të cilën të kulluarit do të shohin Perëndinë, DeB 97:10–17 .
Ky është Sioni—të kulluarit në zemër, DeB 97:21 .