Ndihma për Studimin
Elias


Elias

Ka disa përdorime të emrit ose titullit Elias në shkrimet e shenjta:

Elija

Elias është forma e Dhjatës së Re (greqisht) e emrit Elija (hebraisht), si në Mt. 17:3–4; Llu. 4:25–26 dhe Jak. 5:17. Në këto raste, Elias ishte profeti i lashtë Elija, shërbesa e të cilit shënohet në 1 dhe 2 Mbretërve.

Pararendës

Elias është gjithashtu një titull për dikë që është pararendës. Për shembull, Gjon Pagëzori ishte një Elias, sepse ai u dërgua për të përgatitur udhën për Jezusin (Mt. 17:12–13).

Rivendosës

Titulli Elias është përdorur gjithashtu për të tjerë që kishin misione të veçanta për të përmbushur, të tillë si Gjon Zbuluesi (DeB 77:14) dhe Gabrieli (Llu. 1:11–20; DeB 27:6–7; 110:12).

Një burrë në periudhën e Abrahamit

Një profet i quajtur Esaias ose Elias, që siç duket jetoi në ditët e Abrahamit (DeB 84:11–13; 110:12).