Ndihma për Studimin
Zbulesë


Zbulesë

Komunikim nga Perëndia për fëmijët e tij në tokë. Zbulesa mund të vijë nëpërmjet Dritës së Krishtit dhe Frymës së Shenjtë me anë të frymëzimit, vegimeve, ëndrrave ose vizitave prej engjëjve. Zbulesa sjell udhërrëfim që mund ta çojë njeriun besnik drejt shpëtimit të përjetshëm në mbretërinë çelestiale.

Perëndia ua zbulon punën e tij profetëve të tij dhe u pohon besimtarëve se zbulesat për profetët janë të vërteta (Amo. 3:7). Nëpërmjet zbulesës, Perëndia jep udhërrëfim individual për çdo njeri që e kërkon atë dhe që ka besim, pendohet dhe është i bindur ndaj ungjillit të Jezu Krishtit. “Fryma e Shenjtë është një zbulues,” tha Joseph Smith-i, dhe “askush nuk mund të marrë Frymën e Shenjtë pa marrë zbulesa”.

Në Kishën e Perëndisë, Presidencia e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve janë profetë, shikues dhe zbulues për Kishën dhe botën. Presidenti i Kishës është i vetmi njeri që Perëndia e ka autorizuar të marrë zbulesë për Kishën (DeB 28:2–7). Çdokush mund të marrë zbulesë personale për përfitim vetjak.