Ndihma për Studimin
Helaman, Bir i Helamanit


Helaman, Bir i Helamanit

Një profet dhe mbajtës analesh në Librin e Mormonit, i cili mësoi popullin nefit. Ai ishte nipi i Alma të Riut dhe ati i Nefit të cilit iu dha pushtet mbi të gjithë elementët (Hel. 5–10). Me birin e tij Nefin, Helamani shkroi librin e Helamanit.

Libri i Helamanit

Kapitujt 1–2 përshkruajnë një kohë shqetësimi të madh politik. Kapitujt 3–4 shënojnë se Helamani dhe Moroniha, kryekapiteni i ushtrive nefite, më së fundi ishin në gjendje të arrinin paqe për një kohë. Megjithatë, pavarësisht nga udhëheqja e këtyre burrave të mirë, njerëzit u bënë gjithnjë e më të ligj. Në kapitujt 5–6 Nefi hoqi dorë nga froni i gjykimit, ashtu siç kishte bërë gjyshi i tij Alma, për të mësuar popullin. Për një kohë njerëzit u penduan. Në kapitujt 6–12, megjithatë, kombi nefit u bë i lig. Kapitujt përfundimtarë, 13–16, përmbajnë rrëfimin e jashtëzakonshëm të një profeti të quajtur Samuel Lamaniti, i cili parashikoi lindjen dhe kryqëzimin e Shpëtimtarit dhe shenjat që do t’i shënonin ato ngjarje.