Helamani 6
    Footnotes

    Kapitulli 6

    Lamanitët e drejtë u predikojnë Nefitëve të këqij—Të dy popujt begatohen gjatë një periudhe paqeje dhe bollëku—Luciferi, autori i mëkatit, trazon zemrat e të ligjve dhe hajdutët e Gadiantonit në vrasje dhe në ligësi—Hajdutët marrin në dorë qeverinë e Nefitëve. Rreth 29–23 para K.

    1 Dhe ndodhi që kur mbaroi viti i gjashtëdhjetedytë i mbretërimit të gjykatësve, ndodhën të gjitha këto gjëra dhe Lamanitët, pjesa më e madhe e tyre, u bënë një popull i drejtë, kaq sa adrejtësia e tyre ia kaloi asaj të Nefitëve, për shkak të vendosmërisë së tyre dhe të vazhdimësisë së tyre në besim.

    2 Pasi vini re, kishte shumë nga Nefitët që ishin bërë të aashpër dhe të papenduar, dhe shumë të ligj, kaq sa hodhën poshtë fjalën e Perëndisë dhe të gjitha predikimet dhe profecitë që u bënë mes tyre.

    3 Megjithatë, njerëzit e kishës u gëzuan shumë për shkak të kthimit në besim të Lamanitëve; po, për shkak të kishës së Perëndisë që ishte vendosur mes tyre. Dhe ata ashoqëroheshin me njëri-tjetrin dhe gëzoheshin mes tyre, dhe patën gëzim të madh.

    4 Dhe ndodhi që shumë prej Lamanitëve erdhën në tokën e Zarahemlës dhe i shpallën popullit të Nefitëve mënyrën sesi u akthyen në besim dhe i nxitën ata në besim dhe pendim.

    5 Po, dhe shumë predikuan me fuqi dhe autoritet jashtëzakonisht të madh, duke sjellë shumë prej tyre në thellësitë e përulësisë, që të jenë pasuesit e përulur të Perëndisë dhe të Qengjit.

    6 Dhe ndodhi që shumë prej Lamanitëve shkuan në tokën në veri; dhe gjithashtu Nefi dhe Lehi shkuan në atokën në veri, që t’i predikonin popullit. Dhe kështu mbaroi viti i gjashtëdhjetetretë.

    7 Dhe vini re, pati paqe në të gjithë vendin, kaq sa Nefitët shkuan në çfarëdolloj pjese të vendit që ata donin të shkonin, qoftë ajo mes Nefitëve ose Lamanitëve.

    8 Dhe ndodhi që gjithashtu Lamanitët shkuan kudo që donin, qoftë mes Lamanitëve ose mes Nefitëve; dhe kështu patën shkëmbime të lira me njëri-tjetrin në blerje dhe shitje dhe fitonin sipas dëshirës së tyre.

    9 Dhe ndodhi që ata u bënë jashtëzakonisht të pasur, si Lamanitët ashtu edhe Nefitët dhe patën me shumicë ar dhe argjend dhe çfarëdolloj mineralesh të çmueshme, si në tokën në jug, ashtu edhe në tokën në veri.

    10 Tani, toka në jug quhej Lehi dhe toka në veri quhej aMulek, sipas birit të Zedekias, pasi Zoti kishte çuar Mulekun në tokën në veri dhe Lehin në tokën në jug.

    11 Dhe vini re, në të dyja këto toka kishte çdo lloj ari dhe argjendi dhe mineralesh të çmueshme të çdo tipi; dhe kishte gjithashtu punëtorë të aftë që punonin të gjitha llojet e metaleve dhe i rafinonin; dhe kështu u bënë të pasur.

    12 Ata rritnin grurë me shumicë, si në veri, ashtu edhe në jug; dhe ata lulëzuan jashtëzakonisht shumë, si në veri, ashtu edhe në jug. Dhe u shtuan dhe u bënë jashtëzakonisht të fuqishëm në tokë. Dhe ata rritën shumë tufa dhe kope, po, shumë kafshë të majme.

    13 Vini re, gratë e tyre punonin dhe tirrnin dhe bënin të gjitha llojet e copërave dhe pëlhurave të punuara hollë, për të mbuluar lakuriqësinë e tyre. Dhe kështu kaloi në paqe viti i gjashtëdhjetekatërt.

    14 Dhe, në vitin e gjashtëdhjetepestë, ata patën gëzim të madh dhe paqe, po, shumë predikime dhe shumë profeci në lidhje me atë që do të vinte. Dhe kështu kaloi viti i gjashtëdhjetepestë.

    15 Dhe ndodhi që në vitin e gjashtëdhjetegjashtë të mbretërimit të gjykatësve, vini re, aCezorami u vra nga një dorë e panjohur, ndërsa ishte ulur në fronin e gjykimit. Dhe ndodhi që po atë vit, i biri i cili qe caktuar nga populli në vendin e tij, u vra gjithashtu. Dhe kështu mbaroi viti i gjashtëdhjetegjashtë.

    16 Dhe në fillim të vitit të gjashtëdhjeteshtatë njerëzit filluan të bëheshin përsëri jashtëzakonisht të ligj.

    17 Pasi vini re, Zoti i kishte bekuar për kaq kohë me pasuritë e kësaj bote, që ata nuk ishin nxitur në zemërim, në luftëra, as në gjakderdhje; prandaj ata filluan të vendosnin zemrat e tyre mbi pasuritë e tyre; po, filluan të kërkonin fitime që të ngriheshin njëri përmbi tjetrin; prandaj filluan të bënin vrasje të afshehta dhe të vidhnin dhe të plaçkitnin, që të mund të kishin fitime.

    18 Dhe tani, vini re, ata vrasës dhe plaçkitës ishin një bandë e formuar nga Kishkumeni dhe aGadiantoni. Dhe tani ndodhi që kishte shumë, madje mes Nefitëve, nga banda e Gadiantonit. Por, vini re, ata ishin më të shumtë mes pjesës më të ligë të Lamanitëve. Dhe ata quheshin hajdutët dhe vrasësit e Gadiantonit.

    19 Dhe qenë ata që vranë kryegjykatësin Cezoram dhe të birin, ndërsa ishin në fronin e gjykimit; dhe vini re, ata nuk u gjetën.

    20 Dhe tani ndodhi që, kur Lamanitët zbuluan se kishte hajdutë mes tyre u erdhi shumë keq; dhe përdorën çdo mjet që kishin në dorë për t’i shkatërruar nga faqja e dheut.

    21 Por vini re, Satani ua trazoi zemrat pjesës më të madhe të Nefitëve, kaq sa, ata u bashkuan me ato banda hajdutësh dhe hynë në besëlidhjet dhe betimet e tyre se do të mbronin dhe do të ruanin njëri-tjetrin në çfarëdo rrethane të vështirë që të gjendeshin, kështu që ata nuk do të pësonin gjë për vrasjet e tyre dhe plaçkitjet e tyre, dhe vjedhjet e tyre.

    22 Dhe ndodhi që ata kishin shenjat e tyre, po, shenjat e tyre të afshehta dhe fjalët e tyre të fshehta; dhe kjo që ata të dallonin një vëlla që kishte hyrë në besëlidhje, se çfarëdo të lige të bënte një vëlla, të mos dëmtohej nga vëllai i tij, as prej atyre që bënin pjesë në bandën e tij dhe që kishin hyrë në besëlidhjen e tij.

    23 Dhe kështu, ata mund të vrisnin dhe të plaçkitnin dhe të vidhnin, dhe të bënin lavirësi dhe të gjitha llojet e ligësisë, në kundërshtim me ligjet e vendit të tyre dhe gjithashtu me ligjet e Perëndisë së tyre.

    24 Dhe kushdo prej tyre, që bënte pjesë në bandën e tyre, po t’i tregonte botës aligësitë e tyre dhe neveritë e tyre, duhej të gjykohej, jo sipas ligjeve të vendit të tyre, por sipas ligjeve të ligësisë së tyre, që ishin bërë nga Gadiantoni dhe nga Kishkumeni.

    25 Tani vini re, janë pikërisht këto abetime dhe besëlidhje të fshehta, që Alma i dha urdhër të birit, që të mos ia njoftonte botës nga frika se ato mund të bëheshin një mjet për ta çuar popullin në shkatërrim.

    26 Tani vini re, ato betime dhe besëlidhje të afshehta nuk erdhën te Gadiantoni nga analet që iu dorëzuan Helamanit; por vini re, ato u futën në zemër të Gadiantonit nga e bnjëjta qenie që bindi prindërit tanë të parë që të hanin nga fruti i ndaluar—

    27 Po, po ajo qenie që bëri komplot me aKainin se po të vriste ai të vëllanë Abelin, nuk do të dihej nga bota. Dhe ai bëri komplot me Kainin dhe me pasuesit e tij që nga ajo kohë e tutje.

    28 Dhe është gjithashtu po ajo qenie që ua futi në zemër njerëzve, që të andërtonin një kullë mjaft të lartë që ata të arrinin në qiell. Dhe qe po ajo qenie që udhëhoqi njerëzit që erdhën nga ajo kullë në këtë vend; të cilët përhapën punët e errësirës dhe neveritë mbi gjithë faqen e tokës, derisa i tërhoqi njerëzit në një bshkatërrim të plotë dhe në një ferr të përjetshëm.

    29 Po, është po ajo qenie që i shtiu në zemër aGadiantonit, që të vazhdonte akoma punën e errësirës dhe vrasjes së fshehtë; dhe këtë gjë ai e ka bërë që nga fillimi i njeriut deri në kohën e sotme.

    30 Dhe vini re, ai është aautori i të gjitha mëkateve. Dhe vini re, ai vazhdon punët e tij të errësirës dhe vrasjes së fshehtë dhe i kalon komplotet e tyre dhe betimet e tyre dhe besëlidhjet e tyre, dhe planet e tyre të ligësisë së tmerrshme nga brezi në brez, sipas mundësisë, që të vërë nën kontroll zemrat e fëmijëve të njerëzve.

    31 Dhe tani vini re, ai kishte fuqi të madhe mbi zemrat e Nefitëve; po, kaq sa ata u bënë jashtëzakonisht të ligj; po, pjesa më e madhe e tyre ishin larguar nga udha e drejtësisë dhe ashkelën me këmbët e tyre urdhërimet e Perëndisë dhe u kthyen në udhët e veta, dhe ndërtuan për vete idhuj me arin e tyre dhe me argjendin e tyre.

    32 Dhe ndodhi që të gjitha këto paudhësi erdhën tek ata në hapësirën e ajo shumë viteve, kaq sa pjesa më e madhe e tyre u erdhi në vitin e gjashtëdhjeteshtatë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.

    33 Dhe ata u rritën gjithashtu në paudhësitë e tyre në vitin e gjashtëdhjetetetë, me keqardhje të madhe dhe ankime nga të drejtët.

    34 Dhe kështu, ne shohim se Nefitët filluan të binin në mosbesim dhe të rriteshin në ligësi dhe neveri, ndërsa Lamanitët filluan të rriteshin jashtëzakonisht shumë në njohurinë e Perëndisë së tyre; po, ata filluan të zbatonin statutet dhe urdhërimet e tij dhe të ecnin me vërtetësi dhe drejtësi para tij.

    35 Dhe kështu ne shohim se Shpirti i Zotit filloi të alargohej nga Nefitët, për shkak të ligësisë dhe të ngurtësimit të zemrave të tyre.

    36 Dhe kështu, ne shohim se Zoti filloi të derdhte mbi Lamanitët Shpirtin e tij, për shkak të lehtësisë dhe të vullnetit të tyre për të besuar në fjalët e tij.

    37 Dhe ndodhi që Lamanitët ndoqën që të zhduknin bandën e hajdutëve të Gadiantonit; dhe predikuan fjalën e Perëndisë mes pjesës më të ligë të tyre, kaq sa kjo bandë hajdutësh u shkatërrua krejtësisht mes Lamanitëve.

    38 Dhe ndodhi nga ana tjetër që Nefitët i inkurajuan dhe i përkrahën, duke filluar nga pjesa më e ligë e tyre, derisa u përhapën në të gjithë tokën e Nefitëve dhe kishin joshur pjesën më të madhe të të drejtëve, derisa ata arritën t’i besonin veprat e tyre dhe të merrnin nga plaçkitjet e tyre dhe të bashkoheshin me ta në vrasjet dhe në lidhjet e tyre të fshehta.

    39 Dhe kështu ata mundën të merrnin tërë drejtimin e qeverisë, kaq sa shkelën nën këmbë dhe qëlluan dhe çorën, dhe u kthyen shpinat e tyre të avarfërve dhe të urtëve dhe pasuesve të përulur të Perëndisë.

    40 Dhe kështu, ne shohim se ata ishin në një gjendje të tmerrshme, agati për një shkatërrim të përhershëm.

    41 Dhe ndodhi që kështu mbaroi viti i gjashtëdhjetetetë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.