Helamani 3
    Footnotes

    Kapitulli 3

    Shumë Nefitë shpërngulen në tokën në veri—Ata ndërtojnë shtëpi prej çimentoje dhe mbajnë shumë anale—Dhjetëra mijëra kthehen në besim dhe pagëzohen—Fjala e Perëndisë i drejton njerëzit drejt shpëtimit—Nefi, i biri i Helamanit, zë fronin e gjykimit. Rreth 49–39 para K.

    1 Dhe tani ndodhi që në vitin e dyzetetretë të mbretërimit të gjykatësve, nuk pati grindje mes popullit të Nefit, me përjashtim të një kryelartësie të vogël që ishte në kishë, që shkaktoi ca përçarje të vogla mes njerëzve, punët e të cilëve u zgjidhën në mbarim të vitit të dyzetetretë.

    2 Dhe nuk pati grindje mes njerëzve në vitin e dyzetekatërt, nuk pati shumë grindje as në vitin e dyzetepestë.

    3 Dhe ndodhi që në vitin e dyzetegjashtë po, pati grindje të shumta dhe shumë përçarje; gjatë të cilave pati jashtëzakonisht shumë që u larguan nga toka e Zarahemlës dhe shkuan për në tokën në averi, për ta trashëguar tokën.

    4 Dhe ata udhëtuan për një largësi jashtëzakonisht të madhe, kaq sa arritën te shumë aujëra të mëdha dhe shumë lumenj.

    5 Po, dhe ata madje u përhapën në të gjitha pjesët e vendit, në çfarëdo pjese që nuk ishte e shkretuar dhe pa drunj, për shkak të banorëve të shumtë që e kishin trashëguar më parë tokën.

    6 Dhe tani asnjë pjesë e tokës nuk ishte e shkretuar, veçse nga mungesa e drunjve; por për shkak të ashkatërrimit të madh të njerëzve që kishin banuar në atë vend më parë, ajo quhej e bshkretë.

    7 Dhe, meqë kishte pak drurë mbi faqe të tokës, njerëzit që shkuan u bënë jashtëzakonisht të aftë në punimin e çimentos; prandaj ndërtuan shtëpi me çimento, në të cilat ata banonin.

    8 Dhe ndodhi që u shtuan dhe u përhapën dhe shkuan nga toka në jug në tokën në veri, dhe u përhapën kaq sa filluan të mbulonin faqen e gjithë dheut, nga deti në jug në detin në veri, nga deti në aperëndim në detin në lindje.

    9 Dhe njerëzit që ishin në tokën në veri banonin në çadra dhe në shtëpi prej çimentoje dhe lanë të rriten lloj-lloj pemësh që mbinin mbi faqe të tokës, që me kohë të kishin lëndë për të ndërtuar shtëpitë e tyre, po, qytetet e tyre dhe tempujt e tyre dhe sinagogat e tyre, dhe vendet e tyre të shenjta, dhe çfarëdolloj ndërtese tjetër.

    10 Dhe ndodhi që ndërsa lënda e drurit ishte jashtëzakonisht e rrallë në tokën në veri, ata çuan shumë ame anë të detit.

    11 Dhe kështu ata u dhanë mundësi njerëzve të tokës në veri që të ndërtonin shumë qytete, si me lëndë druri, ashtu edhe me çimento.

    12 Dhe ndodhi që pati shumë nga anjerëzit e Amonit, që kishin lindur Lamanitë, që shkuan gjithashtu në këtë tokë.

    13 Dhe tani ka shumë anale që janë mbajtur mbi veprimet e këtij populli, nga shumë prej këtyre njerëzve, të cilat janë të hollësishme dhe shumë të gjata në lidhje me ta.

    14 Por vini re, as një e qindta pjesë e veprimeve të këtij populli, po, anali i Lamanitëve dhe i Nefitëve dhe luftërat e tyre, dhe grindjet, dhe përçarjet, dhe predikimet e tyre, dhe profecitë e tyre, dhe lundrimi i tyre, dhe ndërtimi i tyre i anijeve, dhe ndërtimi i tyre i atempujve, dhe i sinagogave, dhe i vendeve të tyre të shenjta, dhe drejtësia e tyre, dhe ligësia e tyre, dhe vrasjet e tyre, dhe plaçkitjet e tyre, dhe grabitjet e tyre, dhe të gjitha llojet e neverive dhe lavirësive nuk mund të përmbahet në këtë vepër.

    15 Por vini re, ka shumë libra dhe shumë anale të çdo lloji dhe ato janë mbajtur kryesisht nga Nefitët.

    16 Dhe ato akanë kaluar nga Nefitët, nga një brez në tjetrin, madje derisa ata kanë rënë në shkelje dhe u vranë, u plaçkitën dhe u ndoqën dhe u dëbuan, dhe u therën, dhe u shpërndanë mbi faqe të dheut, dhe u përzien me Lamanitët, derisa ata bnuk u quajtën më Nefitë, duke u bërë të ligj dhe të egër dhe grabitqarë, po, madje, duke u bërë Lamanitë.

    17 Dhe tani po kthehem përsëri te tregimi im; prandaj, ato që tregova kanë ngjarë pasi u vërtetuan grindje të mëdha dhe trazira, dhe luftëra, dhe përçarje mes popullit të Nefit.

    18 Viti i dyzetegjashtë i mbretërimit të gjykatësve mbaroi;

    19 Dhe ndodhi që kishte akoma grindje të mëdha në tokë, po, madje, edhe në vitin e dyzeteshtatë dhe gjithashtu në vitin e dyzetetetë.

    20 Megjithatë, Helamani mbajti fronin e gjykimit me drejtësi dhe barazi; po, ai bëri që të respektohen statutet dhe gjykimet dhe urdhërimet e Perëndisë; dhe bëri vazhdimisht atë që ishte e drejtë në sytë e Perëndisë; dhe eci në gjurmët e atit të tij, kaq sa u begatua në tokë.

    21 Dhe ndodhi që ai pati dy djem. Ai i dha të madhit emrin e aNefit dhe të voglit emrin e bLehit. Dhe ata filluan të rriten për Zotin.

    22 Dhe ndodhi që luftërat dhe grindjet mes popullit të Nefitëve filluan të shuhen deri diku, në pjesën e fundit të vitit të dyzetetetë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.

    23 Dhe ndodhi që në vitin e dyzetenëntë të mbretërimit të gjykatësve u vendos paqe e vazhdueshme në tokë, me përjashtim të lidhjeve të fshehta që aGadianton hajduti kishte krijuar në pjesët më të populluara të vendit, të cilat në atë kohë nuk diheshin nga ata që ishin në krye të qeverisë; prandaj nuk u shkatërruan nga ai vend.

    24 Dhe ndodhi që po në këtë vit pati përparim jashtëzakonisht të madh në kishë, kaq sa pati me mijëra që u bashkuan me kishën dhe u pagëzuan në pendim.

    25 Dhe kaq i madh qe përparimi në kishë dhe kaq shumë bekime u derdhën mbi njerëzit, sa madje edhe vetë kryepriftërinjtë dhe mësuesit u çuditën jashtë mase.

    26 Dhe ndodhi që puna e Zotit u përparua në pagëzimin dhe në bashkimin e shumë shpirtrave me kishën e Perëndisë, po, madje me dhjetëra mijëra.

    27 Kështu, ne mund të shohim se Zoti është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që do të thërrasin në sinqeritetin e zemrave të tyre, emrin e tij të shenjtë.

    28 Po, kështu ne shohim se aporta e qiellit është e hapur për të bgjithë, madje, për ata që do të besojnë në emrin e Jezu Krishtit që është Biri i Perëndisë.

    29 Po, ne shohim se kushdo që ka dëshirë mund të mbështetet në afjalën e Perëndisë, që është e bshpejtë dhe e fuqishme, e cila do t’i ndajë copë-copë të gjitha dinakëritë dhe kurthet dhe mashtrimet e djallit, dhe do ta udhëheqë njeriun e Krishtit në një udhë të ngushtë dhe të cngushtuar nëpër atë dhumnerë të përhershme mjerimi, që është përgatitur të përpijë të këqijtë—

    30 Dhe të vendosin shpirtrat e tyre, po, shpirtrat e tyre të pavdekshëm, në akrahun e djathtë të Perëndisë, në mbretërinë e qiellit, që të ulen me Abrahamin dhe Isakun dhe Jakobin, dhe me të gjithë etërit tanë të shenjtë, për të mos dalë kurrë më.

    31 Dhe në këtë vit pati gëzim të vazhdueshëm në tokën e Zarahemlës dhe në të gjitha krahinat rreth e përqark, madje në të gjithë tokën që zotërohej nga Nefitët.

    32 Dhe ndodhi që pati paqe si dhe gëzim jashtëzakonisht të madh në pjesën e mbetur të vitit të dyzetenëntë; po, dhe pati gjithashtu paqe të vazhdueshme dhe gëzim të madh në vitin e pesëdhjetë të mbretërimit të gjykatësve.

    33 Dhe në e vitin e pesëdhjetenjëtë të mbretërimit të gjykatësve, pati gjithashtu paqe, por pati gjithashtu kryelartësi që filloi të hynte në kishë—jo në kishën e Perëndisë, por në zemrat e njerëzve që pretendonin të bënin pjesë në kishën e Perëndisë—

    34 Dhe ata u ngritën në akryelartësi, madje derisa të persekutonin shumë prej vëllezërve të tyre. Tani, kjo ishte një e keqe e madhe që i shkaktoi pjesës më të përulur të popullit, që të duronte përndjekje të mëdha dhe të kalonte në shumë mjerime.

    35 Megjithatë, ata aagjëruan dhe u blutën shpesh dhe u bënë gjithnjë e më të fortë në cpërulësinë e tyre dhe gjithnjë e më të vendosur në besimin e Krishtit, në mbushjen e shpirtrave të tyre me gëzim dhe ngushëllim, po, madje në dpastrimin dhe në eshenjtërimin e zemrave të tyre, shenjtërim që vjen për shkak të fdhënies së zemrave të tyre Perëndisë.

    36 Dhe ndodhi që edhe viti i pesëdhjetedytë mbaroi në paqe, me përjashtim të kryelartësisë jashtëzakonisht të madhe që hyri në zemrat e njerëzve; dhe kjo ishte për shkak të apasurive të tyre jashtëzakonisht të mëdha dhe të begatisë së tyre në tokë; dhe ajo u shtua në ta nga dita në ditë.

    37 Dhe ndodhi që në vitin e pesëdhjetetretë të mbretërimit të gjykatësve, Helamani vdiq dhe biri i tij më i madh, Nefi, filloi të mbretëronte në vend të tij. Dhe ndodhi që ai e përmbushi detyrën e fronit të gjykimit me drejtësi dhe paanësi; po, ai zbatoi urdhërimet e Perëndisë dhe eci në udhët e atit të tij.