Helamani 11
    Footnotes

    Kapitulli 11

    Nefi e bind Zotin që ta zëvendësojë luftën e tyre me zi buke—Shumë njerëz vdesin—Ata pendohen dhe Nefi i kërkon Zotit me këmbëngulje për shi—Nefi dhe Lehi marrin shumë zbulesa—Hajdutët e Gadiantonit zënë vend në tokë. Rreth 20–6 para K.

    1 Dhe tani ndodhi që në vitin e shtatëdhjetedytë të mbretërimit të gjykatësve u shtuan grindjet, kaq sa kishte luftëra në gjithë vendin mes gjithë popullit të Nefit.

    2 Dhe, qe kjo abandë e fshehtë hajdutësh që vazhdoi këtë punë shkatërrimi dhe ligësie. Dhe kjo luftë vazhdoi gjithë atë vit; dhe vazhdoi edhe në vitin e shtatëdhjetetretë.

    3 Dhe ndodhi që në këtë vit Nefi iu lut Zotit, duke thënë:

    4 O Zot, mos lejo që ky popull të shkatërrohet nga shpata; por, O Zot, më mirë le të ketë në tokë azi buke, që t’i nxisë ata të kujtojnë Zotin, Perëndinë e tyre dhe ndoshta do të pendohen dhe do të kthehen përsëri te ti.

    5 Dhe kështu u bë sipas fjalëve të Nefit. Dhe pati zi të madhe buke në tokë, mes gjithë popullit të Nefit. Dhe kështu, në vitin e shtatëdhjetekatërt vazhdoi zia e bukës dhe puna e shkatërrimit nga shpata pushoi, por u rëndua nga zia e bukës.

    6 Dhe kjo punë shkatërrimi vazhdoi edhe në vitin e shtatëdhjetepestë. Pasi toka u godit nga thatësira dhe nuk prodhoi grurë në stinën e grurit; dhe e gjithë toka u godit, madje mes Lamanitëve, ashtu sikurse edhe mes Nefitëve, kështu që edhe ata u goditën e me mijëra prej tyre mbaruan, në pjesët më të liga të vendit.

    7 Dhe ndodhi që njerëzit panë se do të vdisnin nga uria dhe filluan të akujtonin Zotin, Perëndinë e tyre; dhe filluan të kujtonin fjalët e Nefit.

    8 Dhe njerëzit filluan t’u luten kryegjykatësve të tyre dhe udhëheqësve të tyre, që t’i thonin Nefit: Vër re, ne e dimë se ti je njeri i Perëndisë dhe prandaj iu lut Zotit, Perëndisë sonë, që të na e largojë këtë zi buke, përndryshe të gjitha afjalët që na ke folur në lidhje me shkatërrimin tonë, do të vërtetohen.

    9 Dhe ndodhi që gjykatësit i folën Nefit, sipas fjalëve që u kishin kërkuar. Dhe ndodhi që kur Nefi pa se njerëzit u penduan dhe u përulën me rroba thesi, ai iu lut përsëri Zotit, duke thënë:

    10 O Zot, vër re, ky popull po pendohet dhe kanë spastruar bandën e Gadiantonit nga mesi i tyre, kaq sa i kanë shfarosur dhe ata i kanë fshehur planet e tyre të fshehta nën dhe.

    11 Tani, O Zot, për shkak të kësaj përuljeje të tyre, largoje zemërimin tënd, që zemërimi yt të fashitet në shkatërrimin e atyre njerëzve të këqij të cilët ti tashmë i ke shkatërruar.

    12 O Zot, largoje zemërimin tënd, po, zemërimin tënd të rreptë dhe bëj që kjo zi buke të mund të marrë fund, në këtë vend.

    13 O Zot, a do të më dëgjosh dhe të bësh që të mund të bëhet sipas fjalëve të mia dhe dërgo ashi mbi faqen e tokës, që ajo të mund të sjellë frutin e saj dhe grurë në stinën e grurit?

    14 O Zot, ti i dëgjove afjalët e mia kur të thashë: Le të ketë zi buke, që të pushojë murtaja e shpatës; dhe e di se ti, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjosh fjalët e mia, pasi the: Në qoftë se ky popull pendohet, unë do ta shpëtoj.

    15 Po, O Zot, ti e sheh se janë penduar për shkak të zisë së bukës dhe epidemisë dhe shkatërrimit që ka rënë mbi ta.

    16 Dhe tani, O Zot, a do ta largosh zemërimin tënd dhe të provosh përsëri në qoftë se ata do të të shërbejnë? Dhe në qoftë se kështu, O Zot, ti mund t’i bekosh ata sipas fjalëve që ke thënë.

    17 Dhe ndodhi që në vitin e shtatëdhjetegjashtë Zoti e largoi zemërimin e tij nga populli dhe bëri të binte ashi në atë vend, kaq sa solli fruta në stinën e frutave. Dhe ndodhi që solli grurë në stinën e grurit.

    18 Dhe vini re, njerëzit u gëzuan dhe lavdëruan Perëndinë dhe e gjithë faqja e dheut u mbush plot gëzim; dhe ata nuk kërkuan më që ta shkatërronin Nefin, por e çmuan si aprofet të madh dhe si njeri të Perëndisë, që kishte shumë fuqi dhe autoritet të dhënë nga Perëndia.

    19 Dhe vini re, Lehi, i vëllai, nuk ishte aaspak prapa tij përsa i takon drejtësisë.

    20 Dhe kështu ndodhi që populli i Nefit filloi përsëri të begatohej në tokë; dhe filluan të rindërtonin vendet e tyre të shkretuara dhe filluan të shtohen, dhe të përhapen, madje derisa mbuluan tërë faqen e dheut, si nga veriu, ashtu edhe nga jugu, nga deti perëndimor në detin lindor.

    21 Dhe ndodhi që viti i shtatëdhjetegjashtë mbaroi në paqe. Dhe viti i shtatëdhjeteshtatë filloi në paqe; dhe akisha u përhap në tërë faqen e dheut; dhe pjesa më e madhe e popullit, si e Nefitëve ashtu edhe e Lamanitëve, ishin pjesëtarë të kishës; dhe ata kishin paqe jashtëzakonisht të madhe në tokë; dhe kështu mbaroi viti i shtatëdhjeteshtatë.

    22 Dhe ata patën paqe edhe në vitin e shtatëdhjetetetë, me përjashtim të pak grindjeve në lidhje me pikat e doktrinës që ishin paraqitur nga profetët.

    23 Dhe, në vitin e shtatëdhjetenëntë filluan të kishin shumë kundërshtime. Por ndodhi që Nefi dhe Lehi dhe shumë prej vëllezërve të tyre, që dinin në lidhje me pikat e vërteta të doktrinës, duke patur përditë shumë azbulesa, kështu që ata i predikuan popullit, kaq sa u dhanë fund kundërshtimeve të tyre po atë vit.

    24 Dhe ndodhi që në vitin e tetëdhjetë të mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit pati një numër kundërshtarësh nga populli i Nefit, që disa vjet më parë kishin shkuar te Lamanitët dhe morën mbi vete emrin e Lamanitëve dhe gjithashtu një farë numri që ishin me të vërtetë pasardhës të Lamanitëve, pasi u nxitën në zemërim nga ata ose nga ata kundërshtarë, prandaj filluan luftën kundër vëllezërve të tyre.

    25 Dhe ata bënin vrasje dhe plaçkitje; dhe pastaj ata tërhiqeshin nëpër male dhe në vendin e shkretë dhe në vende të fshehta, duke u fshehur që të mos mund të zbuloheshin; dhe nga dita në ditë numri i tyre shtohej nga kundërshtarët që shkonin të bashkoheshin me ta.

    26 Dhe kështu me kohë, po, madje në hapësirën e jo shumë viteve, ata u bënë një bandë jashtëzakonisht e madhe hajdutësh; dhe kërkuan të gjenin të gjitha planet e fshehta të Gadiantonit; dhe kështu, u bënë hajdutë të Gadiantonit.

    27 Tani vini re, këta hajdutë bënë dëme të mëdha, po, madje edhe shkatërrime të mëdha mes njerëzve të Nefit dhe gjithashtu mes popullit të Lamanitëve.

    28 Dhe ndodhi që u pa e arsyeshme se i duhej dhënë fund kësaj vepre shkatërrimi; prandaj ata dërguan një ushtri njerëzish të fortë në vendin e shkretë dhe nëpër male, për të kërkuar këtë bandë hajdutësh dhe për ta shkatërruar.

    29 Por vini re, ndodhi që po atë vit u përzunë në tokat e tyre. Dhe kështu mbaroi viti i tetëdhjetë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.

    30 Dhe ndodhi që në fillim të vitit të tetëdhjetenjëtë u nisën përsëri kundër kësaj bande hajdutësh dhe shkatërruan shumë; dhe ata pësuan gjithashtu shkatërrim të madh.

    31 Dhe u detyruan të ktheheshin përsëri nga vendi i shkretë dhe nga malet për në tokat e tyre, për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të atyre hajdutëve që gjendeshin nëpër male dhe në vendin e shkretë.

    32 Dhe ndodhi që kështu mbaroi ky vit. Dhe hajdutët po shtoheshin gjithnjë dhe u bënë të fortë, kaq sa përballonin të gjitha ushtritë e Nefitëve dhe gjithashtu të Lamanitëve; dhe ata shkaktuan që një frikë e madhe t’u vinte njerëzve mbi gjithë faqen e dheut.

    33 Po, pasi ata vizituan shumë pjesë të vendit dhe bënë shkatërrim të madh në to; po, vranë shumë dhe morën me vete të tjerë robër në vendin e shkretë, po, dhe veçanërisht gratë e tyre dhe fëmijët e tyre.

    34 Tani, kjo e keqe e madhe, që u erdhi njerëzve për shkak të paudhësisë së tyre, i nxiti ata përsëri në kujtim të Zotit, Perëndisë së tyre.

    35 Dhe kështu mbaroi viti i tetëdhjetenjëtë i mbretërimit të gjykatësve.

    36 Dhe në vitin e tetëdhjetedytë ata filluan përsëri të aharronin Zotin, Perëndinë e tyre. Dhe në vitin e tetëdhjetetretë ata filluan të bënin paudhësi të mëdha. Dhe në vitin e tetëdhjetekatërt ata nuk i përmirësuan udhët e tyre.

    37 Dhe ndodhi që në vitin e tetëdhjetepestë ata u bënë gjithnjë e më kryelartë dhe më të ligj; dhe kështu ata ishin gati përsëri për shkatërrim.

    38 Dhe kështu mbaroi viti i tetëdhjetepestë.