Helamani 10
    Footnotes

    Kapitulli 10

    Zoti i jep Nefit pushtetin e vulosjes—Ai ka fuqi të lidhë dhe të zgjidhë në qiell dhe në tokë—Ai i urdhëron njerëzit të pendohen ose të vdesin—Shpirti e çon atë nga një turmë në tjetrën. Rreth 21–20 para K.

    1 Dhe ndodhi që ndodhi përçarje mes popullit, kaq sa u ndanë sa andej këtej dhe secili shkoi në udhën e tij, duke e lënë Nefin vetëm, ndërsa ai po qëndronte mes tyre.

    2 Dhe ndodhi që Nefi mori udhën për në shtëpinë e tij, duke amedituar mbi gjërat që i kishte treguar Zoti.

    3 Dhe ndodhi që ndërsa ishte kështu duke medituar—duke qenë shumë i mërzitur për shkak të ligësisë së popullit të Nefitëve, të punëve të fshehta të tyre, të errësirës dhe të vrasjeve të tyre dhe të plaçkitjeve të tyre, dhe të gjitha llojet e ligësive—dhe ndodhi që ndërsa po meditonte kështu në zemrën e tij, vini re, dëgjoi një zë që i thoshte:

    4 I bekuar je ti, Nefi, për ato gjëra që ke bërë; pasi të kam parë sesi i ke shpallur këtij populli, apa u lodhur, fjalën që unë të dhashë. Dhe ti nuk pate frikë prej tyre dhe nuk ke kërkuar të shpëtosh bjetën tënde, por ke kërkuar cvullnetin tim dhe të zbatosh urdhërimet e mia.

    5 Dhe tani, sepse ti e ke bërë këtë gjë me kaq ngulm, vër re, unë do të të bekoj përgjithmonë; dhe unë do të të bëj të fuqishëm në fjalë dhe në vepra, në besim dhe në punë; po, madje që të agjitha gjërat do të bëhen sipas bfjalës tënde, pasi ti cnuk do të kërkosh atë që është në kundërshtim me vullnetin tim.

    6 Vër re, ti je Nefi dhe unë jam Perëndia. Vër re, unë po të shpall në prani të engjëjve të mi se ti do të kesh fuqi mbi këtë popull dhe do ta godasësh tokën me azi buke dhe me epidemi dhe me shkatërrim, sipas ligësisë së këtij populli.

    7 Vër re, unë të jap fuqi, që çdo gjë që ti do të avulosësh në tokë, do të vuloset edhe në qiell; dhe çdo gjë që ti do të zgjidhësh në tokë, do të zgjidhet në qiell; dhe kështu do të kesh pushtet mes këtij populli.

    8 Dhe kështu, në qoftë se ti do t’i thuash këtij tempulli të çahet përmes, do të bëhet.

    9 Dhe, në qoftë se ti do t’i thuash këtij amali: Bjer poshtë dhe bëhu rrafsh me tokën, do të bëhet.

    10 Dhe vër re, në qoftë se ti do të thuash se Perëndia do ta godasë këtë popull, do të ndodhë.

    11 Dhe tani vër re, unë po të urdhëroj që ti të shkosh dhe t’i shpallësh këtij populli se kështu thotë Zoti Perëndi i cili është i Plotfuqishmi: Në qoftë se nuk pendoheni, do të goditeni, madje deri në ashkatërrim.

    12 Dhe vini re, tani ndodhi që kur Zoti i tha Nefit këto fjalë, ai ndaloi dhe nuk hyri në shtëpi, por u kthye te turmat që ishin përhapur mbi faqen e tokës dhe filloi t’u shpallte atyre fjalën e Zotit që iu tha atij në lidhje me shkatërrimin e tyre, në qoftë se ata nuk do të pendoheshin.

    13 Tani vini re, me gjithë mrekullinë e madhe që bëri Nefi, kur u tregoi në lidhje me vdekjen e kryegjykatësit, ata ngurtësuan zemrat e tyre dhe nuk ua vunë veshin fjalëve të Zotit.

    14 Prandaj Nefi u njoftoi atyre fjalën e Zotit, duke thënë: Në qoftë se nuk pendoheni, kështu thotë Zoti, ju do të goditeni madje deri në shkatërrim.

    15 Dhe ndodhi që kur Nefi u njoftoi atyre fjalën, vini re, ata i ngurtësuan akoma zemrat e tyre dhe nuk ua vunë veshin fjalëve të tij; prandaj, ata thanë fjalë të rënda kundër tij dhe u përpoqën të vinin duart e tyre mbi të, për ta futur në burg.

    16 Por vini re, pushteti i Perëndisë qe me të dhe ata nuk mund ta kapnin dot e ta futnin në burg, pasi ai u mor nga Shpirti dhe u largua nga mesi i tyre.

    17 Dhe ndodhi që kështu shkoi në Shpirt nga turma në turmë, duke u shpallur fjalën e Perëndisë, madje derisa ua shpalli të gjithëve ose derisa e çoi atë mes gjithë njerëzve.

    18 Dhe ndodhi që ata nuk ua vunë veshin fjalëve të tij; dhe filloi të kishte grindje, kaq sa ata u ndanë mes tyre dhe filluan të vrisnin njëri-tjetrin me shpatë.

    19 Dhe kështu mbaroi viti i shtatëdhjetenjëtë i mbretërimit të gjykatësve mbi popullin e Nefit.