Helamani 15
    Footnotes

    Kapitulli 15

    Zoti i ndëshkoi Nefitët, sepse i donte ata—Lamanitët që janë kthyer në besim janë të vendosur dhe të paepur në besimin e tyre—Zoti do të jetë i mëshirshëm me Lamanitët në ditët e mëvonshme. Rreth 6 para K.

    1 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, vini re, unë po ju njoftoj se në qoftë se nuk pendoheni, shtëpitë tuaja do të mbesin të ashkretuara.

    2 Po, në qoftë se nuk pendoheni, gratë tuaja do të kenë shkak të madh të mbajnë zi ditën që do të japin gji; pasi ju do të përpiqeni të ikni dhe nuk do të ketë vend për strehim; po, dhe të mjerat ato që janë ame barrë, pasi do të jenë të rënda dhe nuk ikin dot; prandaj ato do të shkelen dhe do të lihen të mbarojnë.

    3 Po, mjerë ky popull që quhet populli i Nefit, në qoftë se nuk pendohet kur të shohin të gjitha këto shenja dhe çudira që do t’u tregohen atyre; pasi vini re, ata kanë qenë një popull i zgjedhur i Zotit; po, popullin e Nefit ai e ka dashur dhe gjithashtu e ka andëshkuar; po, në ditët e paudhësive të tyre, ai i ka ndëshkuar, sepse i donte.

    4 Por vini re, vëllezërit e mi, ai i urrente Lamanitët, meqë veprat e tyre kanë qenë përherë të liga dhe kjo për shkak të paudhësisë së atraditës së etërve të tyre. Por vini re, atyre u erdhi shpëtimi nëpërmjet predikimit të Nefitëve; dhe për këtë qëllim Zoti ua bzgjati ditët.

    5 Dhe do të doja që ju të shikoni se apjesa më e madhe e tyre janë në shtegun e detyrës së tyre dhe ecin me kujdes para Perëndisë dhe përpiqen të zbatojnë urdhërimet e tij dhe statutet dhe gjykimet e tij, sipas ligjit të Moisiut.

    6 Po, unë ju them juve se pjesa më e madhe e tyre po e bëjnë këtë gjë dhe se po përpiqen me zell të vazhdueshëm, që të mund të sjellin mbetjen e vëllezërve të tyre në njohurinë e së vërtetës; prandaj, ka shumë që u shtohen numrit të tyre çdo ditë.

    7 Dhe vini re, ju vetë e dini, pasi ju e keni dëshmuar atë, se të gjithë ata që janë sjellë në njohurinë e së vërtetës dhe të dinë traditat e liga dhe të urryera të etërve të tyre dhe janë drejtuar të besojnë në shkrimet e shenjta, po, në profecitë e profetëve të shenjtë, të cilat janë shkruar, që i shpien ata të besojnë në Zotin dhe në pendim, besim dhe pendim që sjellin një andryshim të zemrës së tyre—

    8 Prandaj, të gjithë ata që kanë arritur në këtë pikë, ju e dini vetë, janë të avendosur dhe të paepur në besimin dhe në gjënë me të cilën ata janë bërë të lirë.

    9 Dhe ju e dini gjithashtu se ata i kanë avarrosur armët e tyre të luftës dhe kanë frikë t’i marrin, që të mos mëkatojnë në ndonjë mënyrë; po, ju e shihni se ata kanë frikë të mëkatojnë—pasi vini re, ata do të pranonin të shkeleshin dhe të vriteshin nga armiqtë e tyre dhe nuk do t’i ngrinin shpatat kundër tyre; dhe kjo për shkak të besimit të tyre në Krisht.

    10 Dhe tani, për shkak të vendosmërisë së tyre, pasi ata besojnë në atë gjë që besojnë, për shkak të paepshmërisë së tyre, pasi janë ndriçuar një herë, vini re, Zoti do t’i bekojë dhe do t’ua zgjasë ditët, megjithë paudhësinë e tyre—

    11 Po, edhe sikur të bien në mosbesim Zoti do t’ua azgjasë ditët e tyre, derisa të vijë koha që është thënë nga etërit tanë, si dhe nga profeti bZenos dhe shumë profetë të tjerë, në lidhje me crivendosjen përsëri të vëllezërve tanë, Lamanitëve, në njohurinë e së vërtetës—

    12 Po, unë ju them juve se në kohët e mëvonshme apremtimet e Zotit u janë shtrirë vëllezërve tanë Lamanitë; dhe me gjithë vuajtjet e shumta që do të pësojnë dhe megjithëse do të bçohen poshtë e lart mbi faqen e dheut dhe do të persekutohen, dhe do të goditen, dhe do të shpërndahen jashtë vendit pa pasur vend për strehim, Zoti do të jetë i cmëshirshëm ndaj tyre.

    13 Dhe kjo është sipas profecisë se ata do të asillen përsëri në njohurinë e vërtetë që është njohuria e Shëlbuesit të tyre dhe e bbariut të tyre të madh dhe të vërtetë dhe të numërohen mes deleve të tij.

    14 Prandaj unë ju them juve se në qoftë se nuk pendoheni, do të jetë a mirë për ta, sesa për ju.

    15 Pasi vini re, po t’u aishin treguar atyre veprat e mëdha që u janë treguar juve, po, atyre që kanë rënë në mosbesim, për shkak të traditave të etërve të tyre, ju mund të shihni vetë se ata nuk do të kishin rënë kurrë më në mosbesim.

    16 Prandaj, Zoti thotë: Unë nuk do t’i shkatërroj krejt, por do të bëj që në ditën e urtësisë sime, ata do të kthehen përsëri tek unë, thotë Zoti.

    17 Dhe tani vini re, thotë Zoti në lidhje me popullin e Nefitëve: Në qoftë se ata nuk do të pendohen dhe nuk do të zbatojnë vullnetin tim, unë do t’i ashkatërroj krejtësisht, thotë Zoti, për shkak të mosbesimit të tyre pavarësisht nga veprat e shumta të mëdha që kam bërë mes tyre; dhe aq me siguri sa Zoti jeton, këto gjëra do të bëhen, thotë Zoti.