Kthim, Kthyer (i)
    Footnotes
    Theme

    Kthim, Kthyer (i)

    Ndryshim nga dikush i besimeve, zemrës dhe jetës së tij për të pranuar dhe për të bërë vullnetin e Perëndisë (Vep. 3:19).

    Kthimi në besim përmban një vendim të ndërgjegjshëm për të hequr dorë nga udhët e mëparshme dhe për të ndryshuar që të bëhesh dishepull i Krishtit. Pendimi, pagëzimi për heqjen e mëkateve, marrja e Frymës së Shenjtë nëpërmjet vënies së duarve dhe besimi i vazhdueshëm në Zotin Jezu Krisht, e bëjnë kthimin në besim të plotë. Një njeri i natyrshëm do të shndërrohet në një njeri të ri, i cili është i shenjtëruar dhe i pastër, i lindur përsëri në Jezu Krishtin (2 Kor. 5:17; Mosia 3:19).