Ndihma për Studimin
Ligj i Përtërirë


Ligj i Përtërirë

Do të thotë “përsëritje e ligjit” dhe është libri i pestë i Dhjatës së Vjetër.

Ligji i Përtërirë përmban tre diskutimet e fundit të Moisiut të cilat ai i mbajti në pllajat e Moabit, para se të ngrihej në qiell. Diskutimi i parë (kapitujt 1–4) është parathënës. Diskutimi i dytë (kapitujt 5–26) përbëhet nga dy pjesë: (1) kapitujt 5–11—Dhjetë Urdhërimet dhe një shpjegim praktik i tyre; dhe (2) kapitujt 12–26—një kod ligjesh, i cili formon bërthamën e të gjithë librit. Diskutimi i tretë (kapitujt 27–30) përmban një përtëritje solemne të besëlidhjes ndërmjet Izraelit dhe Perëndisë dhe një shpallje të bekimeve që pasojnë bindjen dhe të mallkimeve që pasojnë mosbindjen. Kapitujt 31–34 përshkruajnë dhënien e ligjit levitëve, këngën dhe bekimin e fundit të Moisiut dhe largimin e Moisiut.