Ndihma për Studimin
Gjon, Bir i Zebedeut


Gjon, Bir i Zebedeut

Njëri prej Dymbëdhjetë Apostujve në Dhjatën e Re, bir i Zebedeut dhe vëlla i Jakobit. Në fillim të jetës së tij ishte peshkatar (Mr. 1:17–20). Ai ndoshta është dishepulli i paemër i Gjon Pagëzorit, i përmendur në Gjoni 1:40. Më vonë ai mori një thirrje për të qenë dishepull i Jezu Krishtit (Mt. 4:21–22; Llu. 5:1–11). Shkroi Ungjillin e Gjonit, tri letra dhe librin e Zbulesës. Ishte njëri nga të tre që ishin me Zotin në ngritjen së vdekuri të bijës së Jairit (Mr. 5:35–42), në malin e Shpërfytyrimit (Mt. 17:1–9), dhe në Gjetseman (Mt. 26:36–46). Në shkrimet e tij ai i referohet vetvetes si dishepulli që Jezusi e donte (Gjo. 13:23; 21:20) dhe si “dishepulli tjetër” (Gjo. 20:2–8). Jezusi gjithashtu e quajti atë dhe vëllanë e tij Boanerges, “bij të bubullimës” (Mr. 3:17). Ka referime të shpeshta për të në rrëfimet e kryqëzimit dhe të ringjalljes (Llu. 22:8; Gjo. 18:15; 19:26–27; 20:2–8; 21:1–2). Gjoni mërgoi më vonë për në Patmos, ku ai shkroi librin e Zbulesës (Zbu. 1:9).

Gjoni përmendet shpesh në zbulesat e ditëve të mëvonshme (1 Ne. 14:18–27; 3 Ne. 28:6; Eth. 4:16; DeB 7; 27:12; 61:14; 77; 88:141). Këto pjesë vërtetojnë analin biblik të Gjonit dhe gjithashtu na japin ide për madhështinë e tij dhe për rëndësinë e punës që Zoti i kishte dhënë atij të bënte në tokë në kohët e Dhjatës së Re dhe në ditët e fundit. Shkrimet e shenjta të ditëve të mëvonshme sqarojnë se Gjoni nuk vdiq, por u lejua të mbetej në tokë si një shërbëtor shërbyes, deri në kohën e ardhjes së dytë të Zotit (Gjo. 21:20–23; 3 Ne. 28:6–7; DeB 7).

Letrat e Gjonit

Megjithëse shkruesi i këtyre tri letrave nuk e përmend veten me emër, gjuha i ngjan kaq shumë asaj të Gjon Apostullit, saqë ai mendohet t’i ketë shkruar që të tria.

1 Gjoni 1 i këshillon shenjtorët të fitojnë shoqërim me Perëndinë. Kapitulli 2 thekson se shenjtorët e njohin Perëndinë me anë të bindjes dhe i udhëzon ata të mos e duan botën. Kapitulli 3 u bën thirrje të gjithëve të bëhen fëmijë të Perëndisë dhe të duan njëri-tjetrin. Kapitulli 4 shpjegon se Perëndia është dashuri dhe banon në ata që e duan atë. Kapitulli 5 shpjegon se shenjtorët linden nga Perëndia, nëpërmjet besimit në Krishtin.

2 Gjoni është i ngjashëm me 1 Gjonin. Aty Gjoni ngazëllehet për shkak të besnikërisë së fëmijëve të “zonjës së zgjedhur”.

3 Gjoni përgëzon një njeri të quajtur Gaji për besnikërinë dhe ndihmën ndaj atyre që e duan të vërtetën.

Ungjilli i Gjonit

Në këtë libër të Dhjatës së Re, Gjon Apostulli dëshmoi që (1) Jezusi është Krishti ose Mesia, dhe (2) Jezusi është Biri i Perëndisë (Gjo. 20:31). Skenat nga jeta e Jezusit që ai përshkruan, janë zgjedhur dhe rregulluar me kujdes me këtë qëllim në mendje. Libri fillon me një deklaratë të gjendjes së Krishtit në ekzistencës para lindjes: ai ishte me Perëndinë, ai ishte Perëndi dhe ishte krijuesi i të gjitha gjërave. Ai u lind në mish si i Vetëmlinduri i Atit. Gjoni regjistron udhën e shërbesës së Jezusit, duke theksuar madhërishëm hyjninë e tij dhe ringjalljen e tij së vdekuri. Ai pohon qartë se Jezusi është Biri i Perëndisë, i dëshmuar prej mrekullish, prej dëshmitarësh, prej profetësh dhe prej zërit të vetë Krishtit. Gjoni na mëson duke vënë përballë dritën dhe errësirrën, të vërtetën dhe gabimin, të mirën dhe të keqen, Perëndinë dhe djallin. Ndoshta në asnjë anal tjetër nuk shpallet kaq qartësisht shenjtëria e Jezusit dhe mungesa e besimit të sundimtarëve judenj.

Gjoni shkroi kryesisht për shërbesën e Krishtit në Jude, veçanërisht javën e fundit të shërbesës së tij të vdekshme, ndërsa Mateu, Marku dhe Lluka shkruan kryesisht për shërbesën e tij në Galile. Disa pjesë nga ky Ungjill janë sqaruar nga zbulesa e ditëve të mëvonshme (DeB 7 dhe DeB 88:138–141).

Për një përmbledhje të kapitujve, shih Ungjijtë.

Libri i Zbulesës