Ndihma për Studimin
Miratim i Përbashkët


Miratim i Përbashkët

Parimi me anë të të cilit anëtarët e Kishës mbështesin ata që thirren për të shërbyer në Kishë, si dhe vendime të tjera të Kishës që kërkojnë mbështetjen e tyre, zakonisht e treguar duke ngritur dorën e djathtë.

Jezu Krishti qëndron në krye të Kishës së tij. Nëpërmjet frymëzimit të Frymës së Shenjtë ai i drejton udhëheqësit e Kishës në veprime dhe vendime të rëndësishme. Megjithatë, të gjithë anëtarët e Kishës kanë të drejtën dhe privilegjin të mbështesin ose jo veprimet dhe vendimet e udhëheqësve të tyre.