Libër i Mormonit
    Footnotes
    Theme

    Libër i Mormonit

    Njëri nga katër volumet e shkrimeve të shenjta, të pranuara nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai është një shkurtim nga një profet i lashtë, i quajtur Mormon, i analeve të banorëve të lashtë të kontinentit amerikan. U shkrua për të dëshmuar që Jezusi është Krishti. Përsa i përket këtij anali, profeti Joseph Smith, i cili e përktheu atë me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë, tha: “Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i besimit tonë dhe se një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër” (shih hyrjen në fillim të Librit të Mormonit).

    Libri i Mormonit është një anal fetar për tre grupe njerëzish që emigruan nga Bota e Vjetër në kontinentin Amerikan. Këto grupe u udhëhoqën nga profetë të cilët i shënuan historitë fetare dhe laike në fletë metalike. Libri i Mormonit shënon vizitën e Jezu Krishtit te njerëzit në kontinentin Amerikan pas ringjalljes së tij. Një periudhë dyqindvjeçare paqeje e pasoi atë vizitë të Krishtit.

    Moroni, i fundit prej historianëve-profetë nefitë, i vulosi analet e shkurtuara të këtyre njerëzve dhe i fshehu ato rreth vitit 421 pas K. Në 1823, Moroni i ringjallur vizitoi Joseph Smith-in dhe më vonë ia dorëzoi atij këto anale të lashta e të shenjta për t’i përkthyer dhe për t’ia sjellë botës si një tjetër dëshmi e Jezu Krishtit.