Job
    Footnotes
    Theme

    Job

    Në Dhjatën e Vjetër, një njeri i drejtë i cili vuajti mjerim të jashtëzakonshëm, por përsëri mbeti besnik i besimit të tij në Perëndinë. Historia e tij tregohet në librin e Jobit.

    Libri i Jobit

    Megjithëse libri është rreth vuajtjes së Jobit, ai nuk i përgjigjet plotësisht pyetjes pse Jobi (ose çfarëdo njeri tjetër) mund të vuajë dhembje dhe humbjen e familjes dhe të të mirave të tij materiale. Libri qartëson se të kesh mjerime, nuk do të thotë domosdoshmërisht që një njeri ka mëkatuar. Zoti mund ta përdorë mjerimin për përvojë, disiplinë dhe udhëzim, si dhe për ndëshkim (DeB 122).

    Libri mund të ndahet në katër pjesë. Kapitujt 1–2 janë një prolog i historisë. Kapitujt 3–31 përmbajnë një seri diskutimesh midis Jobit dhe tre miqve të tij. Kapitujt 32–37 përmbajnë fjalimet e Elihut, një mik i katërt, i cili e dënon Jobin për arsye të ndryshme nga arsyet e tre miqve të parë. Kapitujt 38–42 e përfundojnë librin me risigurinë e Jobit se udha e tij në jetë ishte e mirë që nga fillimi.

    Libri i Jobit na mëson se, në qoftë se një njeri ka dituri të saktë për Perëndinë dhe bën një jetë të pranueshme nga Perëndia, ai do të jetë më në gjendje të durojë sprovat që i vijnë atij. Besimi i patundur i Jobit karakterizohet nga shpallje të tilla si: “Megjithëse ai më vret, përsëri unë do të besoj në të” (Job. 13:15). Jobi gjithashtu përmendet në Ezekieli 14:14; Jak. 5:11; Doktrina e Besëlidhje 121:10.