Ndihma për Studimin
Enos, Bir i Jakobit


Enos, Bir i Jakobit

Një profet nefit dhe mbajtës analesh në Librin e Mormonit, i cili u lut dhe mori heqje të mëkateve të tij nëpërmjet besimit të vet në Krishtin (Enosi 1:1–8). Zoti lidhi besë me Enosin për t’u sjellë lamanitëve Librin e Mormonit (Enosi 1:15–17).

Libri i Enosit

Një libër në Librin e Mormonit që tregon për lutjen e Enosit drejtuar Zotit për falje personale, për popullin e tij dhe për të tjerët. Zoti i premtoi atij se Libri i Mormonit do të ruhej dhe do të vihej në dispozicion të lamanitëve në një kohë të ardhshme. Megjithëse libri përmban vetëm një kapitull, ai shënon historinë e fuqishme të një njeriu që e kërkoi Perëndinë e tij në lutje, ishte i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë dhe para vdekjes së tij u ngazëllye në diturinë e tij për Shëlbuesin.