Frika mund të ketë dy kuptime: (1) të kesh frikë Perëndinë është të ndiesh nderim e admirim për të dhe t’u bindesh urdhërimeve të tij; (2) të kesh frikë njeriun, rreziqet vdekjeprurëse, dhembjen dhe të ligun është të jesh i frikësuar nga këto gjëra dhe të tmerrohesh prej tyre.
Sigurisht frika nga Perëndia nuk është në këtë vend, Zan. 20:11 .
Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, LiP. 6:13 (Joz. 24:14 ; 1 Sam. 12:24 ).
I shërbeni me frikë Zotit, Psa. 2:11 .
Frika e Zotit është zanafilla e diturisë, Psa. 111:10 .
Ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja, Fja. 3:7 .
Do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, Pre. 8:12 .
Punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, Fil. 2:12 .
Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, Zbu. 14:7 (DeB 88:104 ).
Profetët i nxisnin vazhdimisht njerëzit për t’i mbajtur në frikën e Zotit, Enosi 1:23 .
Alma dhe bijtë e Mosias ranë përdhe, pasi frika e Zotit erdhi mbi ta, Alma 36:7 .
Punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, Morm. 9:27 .
Unë do t’i shqetësoj dhe do t’i bëj të dridhen e të shkunden deri në palcë, DeB 10:56 .
Ai që ka frikë nga unë, do të vigjilojë për shenjat e ardhjes së Birit të Njeriut, DeB 45:39 .
Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, Zan. 26:24 (Isa. 41:10 ).
Zoti është me ne; mos kini frikë nga ata, Num. 14:9 .
Mos kini frikë, sepse ata që janë me ne, janë më të shumtë, 2 Mbr. 6:16 .
Unë nuk do të kem frikë çfarë mund të më bëjë njeriu, Psa. 56:4 .
Mos kini frikë turpërimin nga njerëzit, Isa. 51:7 (2 Ne. 8:7 ).
Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, 2 Tim. 1:7 .
Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, 1 Gjo. 4:18 (Moro. 8:16 ).
Bijtë e Helamanit nuk e kishin frikë vdekjen, Alma 56:46–48 .
Frika nga vdekja mbush kraharorët e të ligjve, Morm. 6:7 .
Nuk kam frikë se ç’mund të bëjë njeriu, Moro. 8:16 .
Nuk duhet të frikësohesh më shumë nga njeriu sesa nga Perëndia, DeB 3:7 (DeB 30:1, 11 ; 122:9 ).
Mos kini frikë të bëni mirë, DeB 6:33 .
Kushdo që i përket Kishës sime, nuk duhet të ketë frikë, DeB 10:55 .
Nëse jeni të përgatitur, ju s’do të frikësoheni, DeB 38:30 .
Zhvishuni nga frika, DeB 67:10 .
Merrni zemër dhe mos u frikësoni, sepse unë, Zoti, jam me ju, DeB 68:6 .
Mos kini frikë nga armiqtë tuaj, DeB 136:17 .