Ndihma për Studimin
Fal


Fal

Siç përdoret në shkrimet e shenjta, të falësh në përgjithësi do të thotë njërën prej dy gjërave: (1) Kur Perëndia i fal njerëzit, ai anullon ose heq një ndëshkim të kërkuar për mëkatin. Nëpërmjet shlyerjes së Krishtit, falja e mëkateve është në dispozicion të të gjithë atyre që pendohen, përveç atyre që janë fajtorë për vrasje ose për mëkatin e pafalshëm kundër Frymës së Shenjtë. (2) Kur njerëzit e falin njëri-tjetrin, ata e trajtojnë njëri-tjetrin me dashurinë e Krishtit dhe nuk kanë ndjenja të këqija ndaj atyre që i kanë fyer (Mt. 5:43–45; 6:12–15; Llu. 17:3–4; 1 Ne. 7:19–21).