Ndihma për Studimin
Galile


Galile

Në kohët e lashta dhe moderne, krahina më veriore e Izraelit, në perëndim të lumit Jordan dhe të detit të Galilesë. Galilea është rreth nëntëdhjetë e shtatë kilometra e gjatë dhe dyzet e tetë kilometra e gjerë. Në lashtësi, ajo përmbante pjesë të tokës më të mirë dhe qytetet më të populluara të Izraelit. Rrugë të rëndësishme që të çonin në Damask, Egjipt dhe në Izraelin lindor kalonin përmes Galilesë. Klima e saj e shkëlqyer dhe toka pjellore prodhonte prodhime të bollshme ullinjsh, gruri, elbi dhe rrushi. Anijet peshkuese në detin e Galilesë siguronin tregti të madhe eksportuese dhe ishin burim i madh pasurie. Shpëtimtari kaloi shumë nga koha e tij në Galile.

Deti i Galilesë

Deti i Galilesë ndodhet në Izraelin verior. Quhej gjithashtu deti i Kinerethit në Dhjatën e Vjetër dhe liqeni i Gjenezaretit ose Tiberiadës në Dhjatën e Re. Jezusi i bëri disa prej predikimeve atje (Mt. 13:2). Deti ka formën e një dardhe, 20 km i gjatë dhe 12 km i gjerë në gjerësinë e tij më të madhe. Shtrihet 207 m nën nivelin e detit, gjë që shkakton që ajri rrethues të jetë tepër i nxehtë. Ajri i ftohtë që zbret me furi nga kodrat dhe takohet me ajrin e nxehtë mbi ujë, shpesh prodhon stuhi të papritura (Llu. 8:22–24).