Ndihma për Studimin
Lot


Lot

Në Dhjatën e Vjetër, biri i Haranit dhe nipi i Abrahamit (Zan. 11:27, 31; Abr. 2:4). Harani vdiq nga uria në Ur (Abr. 2:1). Loti u largua nga Uri së bashku me Abrahamin e Sarën dhe udhëtoi me ta për në Kanaan (Zan. 12:4–5). Loti zgjodhi të jetojë në Sodom. Zoti dërgoi lajmëtarë ta paralajmëronin Lotin të largohej nga Sodoma përpara se Zoti ta shkatërronte atë për shkak të ligësisë së njerëzve (Zan. 13:8–13; 19:1, 13, 15); megjithatë, gruaja e Lotit ktheu vështrimin për të parë shkatërrimin dhe u bë një statujë prej kripe (Zan. 19:26). Dhjata e Re përmban referenca për Lotin (Llu. 17:29; 2 Pj. 2:6–7). Jeta e tij pas ndarjes nga Abrahami përshkruhet në Zanafilla 13, 14 dhe 19.